Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hazard: Dua të fitoj Europa League-n me Chelsea-n, pastaj…

Futbollisti belg i Chelsea-t, Eden Hazard, mbetet një nga emrat më të lakuar në çdo sesion merkatoje për të kaluar te Reali i Madridit. I grumbulluar me Belgjikën për startin e eliminatoreve të Europianit, Hazard theksoi se është i përqendruar tek e tashmja, tek mundësia për të fituar Europa League-n me Chelsea-n, por, gjithsesi, e la të hapur mundësinë e largimit në verë nga “Stamford Bridge”.

Trajneri i ri madrilenëve, Zinedine Zidane, ka bërë të ditur se do të ndryshojë gjërat në ekip dhe do të sjellë disa lojtarë të ri gjatë verës. Muaj më parë, Hazard ka pohuar se do t’i përmbushej ëndrra nëse do t’u bashkohej “Los Blancos”.

“Aktualisht nuk jam duke punuar për largim tim. Dua të jem i përqendruar dhe të shkëlqej te Chelsea gjatë këtyre muajve, pasi do të përpiqemi të fitojmë Europa League-n.  Gatë kësaj jave po mendoj për Belgjikë, pastaj do të kthehem te Chelsea. Nuk mund të mendoj për atë që do të ndodhë pas tre apo katër muajve.”

Hazard pas përfundimit të sezonit do të hyjë në vitin e fundit të kontratës me blutë e Londrës. Mediet britanike njoftuan këtë javë se Chelsea hodhi poshtë ofertën e parë zyrtare të Realit për shërbimet e tij.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...