Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Hazard kërkon largimin nga Reali, por mungojnë ofertat!

Rënia e frikshme e Eden Hazard. Nga një yll i futbollit, sulmuesi belg është futur në një errësirë ku nuk sheh fare dritë. Në dy sezonet e fundit te Reali i Madridit, Hazard ka qenë hija e vetvetes dhe Los Blancos janë penduar që shpenzuan 100 milionë euro për ta blerë nga Chelsea kur kishte edhe një vit kontratë.

Ancelotti nuk e preferon aspak dhe 31-vjeçari po mendon të gjejë një skuadër të re që në merkaton e dimrit, por problem i madh i Hazard për momentin është se nuk ka blerës, pra me pak fjalë belgun nuk e do askush. Newcastle, Everton dhe Chelsea kanë shfaqur interes për sulmuesin por nuk kanë mjaftueshëm para për ta blerë nga Reali dhe presin më shumë skonto. Në këtë sezon Hazard është aktivizuar në 16 takime në total me Los Blancos dhe vetëm 8 prej tyre ka nisur si titullar.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...