Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Hazard refuzon rinovimin me Chelsea-in, në dritare qëndron Reali i Madridit

Eden Hazard refuzoi rinovimin e kontratës me Chelsean, tek të cilët aktivizohet që në vitin 2012 pasi objektivi i tij mbetet transferimi në kryeqytetin spanjoll tek Reali i Madridit. Sulmuesi ka bërë një performancë impresionuese këtë vit por edhe pse kontrata e tij aktuale me Blute e Londrës parashikon qëndrimin e tij në Stamford Bridge deri në vitin 2020 të gjitha spekulimet e fundit e lidhin të ardhmen të tij me Santiago Bernabeun. I ati i lojtarit konfirmon faktin e Hazard është në pritje të ofertës së Zinedinë Zidane.

“Ajo që mund të them për Eden është se ai refuzoi rinovimin me Chelsean. Një fakt i tillë flet shumë qartë se ai është i interesuar për Realin tek të cilët mendon se mund të japë më shumë, edhe pse ende nuk  ka një lëvizje konkrete nga ana e Los Blancos”.

Hazard nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për t’u aktivizur me fanellën e  kampionëve të Europës. Ish sulmuesi i Lille ka shënuar plot tetë gola për kampionët e Premier Leagues në këtë sezon si dhe ka dhurur 8 asiste në të gjitha kompeticionet. Chelsea aktualisht renditet i treti në tabelë pas 20 ndeshjeve me një diferencë prej minus 16 pikësh ndaj kryesuesve të Manchester City dhe vetëm një pikë më pak se Manchester United i vendit të dytë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...