Merkato

Hazard te Reali? E përforcon edhe Alvaro Moarata

Eden Hazard tek Real Madrid? Situatë e komplikuar, por jo e pazgjidhshme, e përforcuar akoma më shumë nga deklaratat e belgut, se ëndrra e tij është të luajë për “Los Blancos”. Hazard theksoi se ndonjëherë dëshiron të largohet e ndonjëherë dëshiron të qëndrojë në “Stamford Bridge”. Tifozët e Chelsea janë konfuzë dhe me shumë të drejtë, por përgjigjja vjen nga një futbollist i bluve, i cili e njeh shumë mirë ambientin madrilen. Alvaro Morata mendon se është shumë e vështirë për klubin të mbajë numrin 10 në skuadër, pavarësisht nga ajo që mund t’i ofrohet.

“Hazard është një lojtar shumë i madh, që mund të luajë në çdo pozicion. Ai tha se ëndërron të luajë për Realin e Madridit, kjo do të thotë se nuk ka shumë gjëra për t’u bërë. Të gjithë duam që ai të qëndrojë, por nëse Reali vjen me një ofertë, ajo çfarë mendojmë ne nuk do të ketë rëndësi.”

E kush më mirë se Morata mund ta kuptojë situatën e Hazard. Sulmuesi spanjoll u kthye të vishte fanellën “merengues” pas 2 viteve të shkëlqyera me Juventusin. Aktualisht, Hazard ka një marrëdhënie shumë të mirë me klubin e po kalon një formë të shkëlqyer, që kur drejtimin e mori Maurizio Sarri. Por deklaratat e tij kanë bërë shumë bujë në mediat sportive evropiane dhe transferimi i tij në Madrid duket i pashmangshëm.

 

To Top