Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Hazard thjesht i pafat me Realin, belgu ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale

Ky sezon pritej të ishte ndryshe nga të mëparshmit për Eden Hazard me fanellën e Real Madrid, mirëpo mallkimi i dëmtimeve duket se e ndjek nga pas dhe nuk e lë të qetë belgun. Së fundmi, prej shqetësimeve të njëpasnjëshme në kyçin e këmbës së djathtë, sulmuesi është i detyruar që në ditët në vijim t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Këtë e ka konfirmuar vetë klubi spanjoll ndërsa Hazard duket se duhet ta “hedhë në kosh të plerave” edhe këtë sezon. Me shumë mundësi aventura e tij me Real Madrid do të mbyllet pa lavdi, teksa 31-vjeçari nuk ka lënë asnjë gjurmë prej vitit 2019 kur u transferua nga Chelsea për shumën rekord 115 milionë eurove me synimin për të qenë zëvendësuesi i Cristiano Ronaldos.

Kjo pasi drejtuesit e Real, por edhe trajneri Ancelotti nuk besojnë më tek forma e Hazard duke pritur fundin e sezonit për të mbyllur bashkëpunimin, ndërkohë që e ardhmja e Hazard mund të jetë sërish Premier League, një kampionat ku lojtari ia del të shfaqë maksimumin e potencialit të tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...