Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hebaj gjen golin e parë me Domzalen

Rubin Hebaj gjen golin e parë në kampionatin slloven me fanellën e Domzales, skuadër ku u transferua gjatë merkatos së verës pasi u afirmua te skuadra e parë e Vllaznisë. I aktivizuar në pjesën e dytë 19-vjecari realizoi me kokë golin e avantazhit të përkohshëm të Domzales në fushën e Krsko në ndeshjen që i përkiste javës së 7-të të kampionatit, duke e i cuar shifrat në 1-2.

Gjithsesi skuadra e talentit shkodran nuk mundi të merrte pikë në këtë transfertë, pasi pësoi tre gola të njëpasnjëshëm, duke seleksionuar humbjen e dytë në kampionat. Me 2 fitore dhe tre barazimet e arritura në 5 takimet e tjera, Domzale renditet në vendin e 6-të, në kuotën e 9 pikëve.

Hebaj ndaj Krskos regjistroi ndeshjen e tretë në Ligën e Parë të Sllovenisë, teksa më parë ka luajtur po si zëvendësues në barazimin 0-0 me Mariborin dhe në fitoren 1-3 në fushën e Ankaran Hrvatinin .

Lajme të tjera

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Premier League

Nga Aston Villa te Aston Villa. Armando Broja rikthehet në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Pochettino i besoi pak më shumë se...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...