Kategoria Superiore

Hedhja e shisheve në fushë, Disiplina merr vendimin për Vllazninë

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot për të shqyrtuar sjelljet josportive të vërejtura në javën e tretë të Kategorisë Superiore.

Në fokus ka qenë sjellja e tifozërisë shkodranë në stadiumin “Loro Boriçi”, ku u hodhën një numër i konsiderueshëm shishesh uji në fushë dhe për një moment u ndërpre edhe ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës.

Komisioni i Disiplinës dënoi klubin shkodran me zhvillimin e katër ndeshjeve pa tifozë, dënim ky që do të zbatohet vetëm për dy ndeshje, ndërsa pjesa e mbetur do të pezullohet me kusht për një afat 6-mujor.

Thënë ndryshe, Vllaznia do të luajë vetëm dy ndeshje pa tifozë dhe dy të tjerat aktivizohen vetëm në rast përsëritjeje të të njëjtës sjellje nga ana e tifozërisë shkodrane.

Nuk i ka shpëtuar dënimit as mbrojtësi i Kukësit Olsi Teqja, për deklaratat e bëra në përfundim të ndeshjes mes verilindorëve dhe Laçit, të cilat u cilësuan si të papërshtatshme me interesat e FSHF-së.

Futbollisti i Kukësit do të detyrohet të rrijë jashtë fushave për dy javët e ardhshme, për t’u rikthyer në dispozicion të trajnerit Shpëtim Duro vetëm në javën e gjashtë të kampionatit.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 04.09.2019

1. KF “Vllaznia”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 65/3 dhe Nenit 65/4/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshja pa tifozë në fushën përkatëse.
Në zbatim të Nenit 32/3 të KDS, urdhërohet pezullimi i zbatimit të dënimit për ½ e dënimit me kusht për një periudhë 6 mujore.
2. Lojtari i KF “Kukësi”, Olsi Teqja, për publikimin e deklaratave kundër interesave të FSHF, në bazë të Nenit 10/1/d. të Statutit të FSHF dhe Nenit 18 të KDS, dënohet me pezullim nga 2 (dy) ndeshje prej aktivitetet futbollistike.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency