Futboll

“Hej Hansi, ku është Terodde”, tifozët i sugjerojnë një sulmues trajnerit gjerman

Gjermania i doli të triumfojë 0-4 në transfertën ndaj Maqedonisë së Veriut dhe të sigurojë e para biletën për në Katar 2022, megjithatë në Shkup nuk munguan sugjerimet për trajnerin Hansi Flick.

Kështu duke parë vështirësinë për të shënuar nga ana e sulmuesve, disa tifozë kanë mbajtur në dorë pankarta ku shkruhej “Hej Hansi ku është Terodde”, ku i kërkonin trajnerit në “panzerave” të merrte në konsideratë grumbullimin e sulmuesit Simon Terodde.

Ky i fundit është 33 vjeç dhe luan me Schalke 04-ën në Bundesligën e dytë gjermane, teksa në 9 ndeshjet e para të këtij sezoni, ka dërguar 11 herë topin në rrjetë.

Megjithatë vlen të theksohet se Terodde është golshënuesi më i mirë në historinë e Bundesligës 2, me plot 153 gola, rekord të cilin e vendosi pikërisht më 3 tetor në këtij viti, me golin ndaj Ingolstadt.

Terodde numëron 262 ndeshje në Bundesligën 2 dhe në 7 nga 8 sezonet, ka pasur numër dyshifror golash të shënuar, në katër prej tyre ka shënuar më tepër se 20 gola dhe në dy raste ka ndihmuar skuadrën të rikthehet në Bundesligë, në rastin e Kolnit dhe Stuttgartit.

Në Gjermani, sulmuesi 33-vjeçar është një garanci totale golash dhe ngjitjesh në Bundesligë, ndaj jo më kot Schalke 04 ia ka besuar atij udhëheqjen e repartit të avancuar dhe deri tani ia ka dalë të marrë më të mirën në fushë.

Simon Terodde nuk ka qenë asnjëherë i grumbulluar me Gjermaninë, as në ekipet e moshave, por tifozët e kanë bërë lëvizjen e parë dhe tani Hansi Flick mund t’ia bëjë ëndrrën realitet, duke qenë se në muajin nëntor do të luajë dy sfida pa rëndësi në aspektin e rezultatit.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency