Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Helmimi i Rui Costa prishi gjithçka, United u tërbua dhe hoqi dorë nga Nunez

Garën për Darwin Nunez e fitoi Liverpooli. “The Reds” arritën akordin me Benfikën në lidhje me sulmuesin uruguaian mbi bazën e 100 milionë euro (75+25 në formë bonusesh).

Përforcim fantastik për skuadrën e Jurgen Klopp, teksa 22-vjeçari do të firmosë për 5 vite me nënkampionët e Evropës. Për të pati interesim konkret edhe nga Manchester United.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” kishin programuar një takim me Manuel Rui Costa-n, presidentin e Benfikës, në fundin e muajit mars, me synimin për të siguruar një marrëveshje në lidhje me lojtarin e talentuar.

Ish-mesfushori i madh portugez, festoi 50-vjetorin e lindjes më 29 mars. Gjatë festës ai dhe familjarët e tij pësuan helmim nga ushqimi, duke mos marrë dot pjesë në takimin me drejtuesit anglezë.

Prapaskenë e zbulon The Athletic, ndërkohë që tek United u ndjenë të nënçmuar dhe të ofenduar nga mungesa e Rui Costës, dhe vendosën të tërhiqen nga gara për Nunez.

Sigurisht që sot janë penduar, sidomos pasi kanë marrë vesh pamundësinë e Rui Costa-s për të qenë në takimin e programuar, aq më tepër prej faktit që bomberi latin do të veshë fanellën e “armiqve” të përjetshëm të Liverpoolit.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...