Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Hemorragjia” te Laçi, në Europë sërish me të rinjtë

Laçi i Europës nuk ndryshon nga ai i sezonit të kaluar, duke u bazuar sërish te të rinjtë. Hemorragjia tek kurbinasit ka qenë e madhe, pasi janë larguar disa nga titullarët, lojtarë shumë të rëndësishëm në formacionin bardhezi. Qaqi, Escuerda, Kallaku, Nika dhe Reginaldo janë pothuajse gjysma e ekipit, megjithatë në Laç nuk e kanë bërë dramë, pasi mendojnë që me të rinjtë premtues mund të bëjnë një paraqitje të mirë ndaj Anorthosis në Europa League.

Afrimi me formulën e huazimit të Erjon Hoxhallarit nga Tirana, por edhe i dy futbollistëve kroatë, duket se ka plotësuar për momentin 11 titullarë, ndërkohë që alternativat në stol do të jenë të rinjtë. Pavarësisht se luan me statusin e një futbollisti me eksperiencë, portieri dhe kapiteni Gentian Selmani është fare i ri në moshë, për të vijuar me Fangajn, Gjonin, Lushkjen, Jonuzin, Uzunin dhe Xhixhën.

Për të plotësuar një grup me kaq shumë të rinj janë Sefgjini dhe Shtubina, që mbajnë statusin e veteranit, por gjithashtu të lojtarëve me më shumë eksperiencë jo vetëm në kampionat, por edhe në kompeticionet e UEFA-s. Në letër mund të duket një skuadër që nuk bind, por Laçi i të rinjve ka treguar që mund të kalojë çdo vështirësi dhe ndaj rivalëve qipriotë nuk kanë asgjë për të humbur. Thejsht për të treguar vlerat e tyre në arenën europiane, ashtu siç bënë edhe kampionatin e kaluar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...