Paraqitjet e Anthony Martial në këtë sezon në radhët e Manchester United, teksa ka shënuar 5 gola në 6 ndeshje, kanë tërhequr vëmendjen e Thierry Henry, aktualisht komentator i Sky Sports.
Ish-sulmuesi i francez beson se Martial mund të bëhet lojtar i nivelit botëror, ndonëse ende nuk i ka përmbushur pritshmëritë në “Old Trafford” që pas transferimit të tij nga Monaco në 2015-ën.
“Martial është një futbollist që më ngjan shumë për nga mënyra sesi luan, por mendoj se është shumë më i mirë sesa unë kur isha në moshën e tij.”
Tashmë në moshën 21-vjecare talenti francez është aktivizuar në 174 ndeshje me Olimpikun e Lionit, Monakon dhe Manchester United, duke shënuar në total 45 gola. Mbetet për t’u parë nëse në një të ardhme jo të largët do të ndjekë gjurmët e Henry, i cili nga fundi i karrierës së tij u bë pjesë e Barcelonës, duke ngritur trofe të rëndësishëm me fanellën “blaugrana”.
