Gjatë një bisede përpara nisjes së derbit Milan-Inter (0-2) Thierry Henry zbuloi një prapaskenë interesante në lidhje me Paolo Maldinin. Ish-kapitenin dhe legjendën e kuqezinjve, aktualisht drejtori teknik i Milanit.
Ish-sulmuesi fantastik francez, kujton përballjen me Maldinin, të cilin e konsideron si mishërimi i mbrojtësit ideal.
“Ne kemi luajtur përballë njëri-tjetrit në vitin 1998 (Francë-Itali, çerekfinalja e Botërorit). Kur po zbrisja në fushë si sulmues i djathtë, papritmas nisa të trembesha për atë përfaqësoje dhe lojtarin që ishe.
Lexo edhe:
- Barazon rekordin e Sir Alex Fergusonit, Ancelotti unik në Champions
- Nga “mrekullia” tek “drama”, Leicester vetëm një hap larg Championshipit
- Manchester United i bindur për partnerin e Rrahmanit, gati të paguajë klauzolën
- “Është tradhtar” dhe “E ka kapur skleroza”, dy legjendat e Brazilit i bën armiq politika
Për mua mishëroje çfarë do të thoshte të mbroheshe dhe faktin që aspekti njerëzor ishte më i mirë sesa futbollisti që ishe. Dua të të them se më frikësoje realisht”, u shpreh francezi.
Maldini buzëqeshi dhe iu përgjigj se edhe për të nuk ishte një gjë e bukur kur luante kundër një sulmuesi i Thierry Henry.
