Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Hera e parë që më ndodh”, Bushi: Sylvinho më bëri një premtim

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi foli në konferencën për shtypin rreth dy miqësoreve në tokën turke ndaj Azerbajxhanit (23) dhe Polonisë (27). 49-vjeçari komentoi listën e lojtarëve, teksa u ndal edhe te grupi E i eliminatoreve të Euro U21.

Kuqezinjtë do të sfidojnë Rumaninë, Finlandën, Zvicrën, Malin e Zi dhe Armeninë. Bushi beson te kualifikimi. Ai theksoi se ky grup do të shkruajë historinë e Kombëtares U21. Në fund e mbyll me Sylvinhon.

Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Azerbajxhanit dhe Polonisë. Na vlejnë për grupin eliminator që kemi në qershor. Këto dy rivalë i ngjajnë Armenisë dhe Rumanisë.

Grupi është i plotë, shyqyr Zotit nuk kemi pasur dëmtime. 90% e këtij grupi do të jetë deri në fund të sezonit. Kam shumë besim te lojtarët. Kemi një grup me lojtarë që do t’i shërbejnë Kombëtares në të ardhmen. Ata kanë marrë minuta, ndryshe nga më parë.

Miqësorja e qershorit? Miqësoret gjithnjë bëjnë mirë. Për ekipin dhe lojtarin. Një lojtar që shkon sot në Kombëtaren A është i kompletuar. Ai ka luajtur me gjithë kombëtaret e moshave.

Ata ndeshen shumë herë me Gjermaninë, Italinë apo Poloninë. Lojtarët duhet të jenë shumë të fortë nga ana mentale që të jenë pjesë e ekipit A.

Na bën mirë edhe neve si ekip, sepse do të provojmë shumë skema. Jemi në dilemë, pasi do të luajmë me një skemë ndryshe. Kemi shumë lojtarë mbrojtës që luajnë me 3 pas.

Ky grup që kemi aktualisht do të shkruajë historinë e Shqipërisë U21... Është grup shumë i fortë. Shorti është i mirë, nuk kemi ekipe të mëdha. Gjithçka është e hapur në këtë grup.

Kundërshtarët janë të mirë. Si cilësi lojtarësh janë aty aty me grupin tonë, edhe pse luajnë në ekipe më të forta sesa lojtarët tanë. Është grup i ekuilibruar, e shoh grup të kalueshëm.

LEXO EDHE:

Nuk duhet të kemi frikë asnjë ekip, janë ekipe të kalueshme. Duhet të luajmë fort, kompakt dhe duhet të sakrifikojmë që t’ia dalim me sukses.

Prurje të reja nga Superiorja? Është hera e parë që ne marrim kaq shumë pak lojtarë nga Superiorja. Superiorja ka qenë e vakët në aktivizimin e lojtarëve të rinj. Do doja të kisha më shumë lojtarë, por aktualisht janë vetëm këta që po luajnë.

Pres më shumë nga Preka, sepse kemi probleme në qendrën e mbrojtës. Është një lojtar shumë i mirë dhe cilësor. Shpresoj të marrë minuta. Ai do të jetë një alternativë shumë e mirë për repartin e mbrojtjes.

Promotor i të rinjve? Nuk mund të them se jam i kënaqur, kënaqësi më e madhe do të jetë nëse kualifikohemi në Europian. Kanë vajtur lojtarë në ekipin e parë, objektiv i realizuar. Këtë vit luajmë të gjithë për të gjitha. Kam besim se do të kalojmë. Lojtarët janë shumë të mirë, janë shumë cilësorë.

Sylvinho? Ai më lënë dorë të hapur. Nuk do të prekë lojtarë nga U21 për momentin, pasi nuk janë aq të formuar për ekipin A. Meqë kemi dorë të lirë nga Sylvinho mendoj se do të kemi sukses”, përfundoi trajneri i Shqipërisë U21.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...