Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Herald Marku: Kastrioti i vështirë, nëse i shënoj, nuk festoj

Në konferencën për shtyp të Vllaznisë, para sfidës me Kastriotin, në krah të trajnerit Brdaric u shfaq mesfushori Herald Marku, një ish i Kastriotit.

“Është një ndeshje e vështirë, kundër një kundërshtari të fortë. Kam qenë pjesë e Kastriotit, kam shumë respekt për klubin dhe drejtuesit, se më kanë mbështetur. Por, nesër futemi për të bërë mirë e marrë fitoren. Po kalojmë një gjendje të mirë në fushë e jashtë saj. Kemi atmosferë të mirë, që mbizotëron, ndaj duhet ta mbajmë këtë ritëm.”

Jo festë, nëse shënon: “Uroj të jetë fati im nesër. Nëse shënoj do të ishte një kënaqësi, edhe pse nuk do të festoj në shenjë respekti për Kastrioti.”

9 pikë diferencë: “Na bëjnë të ndihemi komodë, është diferencë e kënaqshme. Ne i marrim kapitujt me radhë, duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme, të bëjmë atë që dimë më mirë. Rivali? Rivali më i fortë është Vllaznia, se ne po bëjmë më mirë. Duhet të tregojmë vazhdimësi. Nuk dua të jap një emër, se të gjithë janë të fortë, por besoj te forca jonë, se mund të arrijmë diçka.”

Ambicia për titullin: “Ne nuk kemi thënë në fillim të sezonit që jemi për mbijetesë, por për Kupat e Europës. Çdo rezultat pozitiv përtej kësaj e presim me krahë hapur. Nuk kemi trysni, jemi brenda objektivave dhe jemi në rregull. Luajmë në fushën tonë nesër, ndaj një kundërshtari të vështirë, duhet patjetër fitore. Mendoj se jemi i vetmi ekip, që kemi marrë pikët e plota me të ashtuquajturat “të vogla”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...