Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Herald Marku: Kombëtarja një ëndërr, duam të sjellim titullin në Shkodër

Herald Marku është një nga risitë e listës së trajnerit Edi Reja për miqësoren ndaj Katarit në Marbella, me mesfushorin që po bën mjaft mirë me Vllazninë këtë sezon. Nga grumbullimi në Durrës, Marku foli për emisionin “Analizë Kuqezi” në Supersport, ku zbuloi emocionet e grumbullimit në Kombëtare dhe planet për të ardhmen.

Duhej të riktheheshe te Vllaznia për të marrë ftesë nga kombëtarja?
Edhe rikthimi te Vllaznia ishte një ogur i mirë, pasi aty kam rigjetur veten dhe po bën ndeshje shumë të mira, Thirrja në kombëtare është një ëndërr për këdo, ndaj jam shumë i kënaqur që tani jam këtu.

Si është atmosfera në skuadër dhe si po e prisni ndeshjen me Katarin?
Shumica e lojtarëve janë pjesë e Superiores dhe njihemi mirë me njëri-tjetrin. Është atmosferë shumë e mirë dhe gjithçka po shkon shumë mirë. Stafi teknik na ka mirëpritur dhe po përgatitemi mirë për pjesën taktike e mënyrën si do ta përballojmë sfidën e të mërkurës. Është kohë e shkurtër, por ne po mundohemi të bëjmë më të mirën.

E keni pritur një ftesë?
Të them të drejtën po, pasi po grumbulloheshin lojtarë nga Superiorja dhe unë në këtë sezon kam luajtur rregullisht e kam bërë ndeshje shumë të mira.

Sa e vështirë është që në pak ditë t’i tërhiqni vëmendjen trajnerit të Kombëtares?
Është shumë e vështirë, por ne do të mundohemi të tregojmë veten edhe pse është koha shumë e shkurtër. Gjithsesi trajneri na ndjek edhe në kampionat, ndaj dikush që ka cilësi, mund ta tërheqë vëmendjen e tij.

Në çfarë pozicioni je provuar në këto ditë?
Edhe te Vllaznia, edhe këtu luajmë me tre mesfushorë, ndaj jam me fat, pasi po provohem pikërisht në rolin tim natyral, aty ku mund të jap më të mirën time.

Pas Vllaznisë, cili do të jetë hapi i radhës i Markut?
Të them të drejtën, qëllimi im është që të kaloj në një kampionat më të fortë dhe për këtë stërvitem e punoj shumë. Qëllimi momental është të paraqitem sa më mirë dhe të ndihmoj ekipin, pastaj gjithçka vjen vetë. Kam folur me presidentin dhe nëse vjen një ofertë e mirë, mund të gjejmë lehtë një marrëveshje.

A i ka Vllaznia mundësitë të rikthejë titullin në Shkodër këtë sezon?
Ambienti në Shkodër ka kohë që po përgatitet për një titull kampion dhe ne në grup e kemi diskutuar shpesh këtë gjë, pasi jemi të bindur që i kemi mundësitë. Në këto javë të para kanë ndikuar mungesat dhe kemi lënë disa pikë rrugës, por i kemi mundësitë të ndryshojmë gjithçka dhe të festojmë në fund.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...