Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gjermani

Heroi i Gjermanisë në Kupën e Botës, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Inter

Futbolli gjerman është në zi teksa gjatë natës është ndarë nga jeta ish-futbollisti, Andreas Brehme. Heroi i Gjermanisë Perëndimore në Kupën e Botës së vitit 1990, u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Mediat gjermane zbulojnë se Brehme u dërgua në spital, por, nuk mundi t’i mbijetonte sulmit në zemër. Kujtojmë se kjo humbje e madhe për futbollin gjerman vjen një muaj pas ndarjes nga jeta edhe të legjendës, Franz Beckenbauer, i cili ishte mentori i Brehme.

Lexo edhe: 

Brehme, shënoi golin vendimtar për Gjermaninë në finalen e Kupës së Botës në Romë përballë Argjentinës teksa realizoi në minutën e 85 nga penalltia.

Në karrierën e tij, Brehme spikati edhe në eksperiencat me Kaiserslautern ku fitoi Bundesligën në vitin 1998 si dhe Kupën e Gjermanisë në vitin 1996, Bayern Munich ku fitoi Bundesligën dhe Superkupën e Gjermanisë në vitin 1987, Inter ku fitoi Serie A dhe Superkupën e Italisë në vitin 1989, si dhe Kupën UEFA në vitin 1991. Ndërkaq, Brehme është aktivizuar edhe me Zaragozën në Spanjë.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...