Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Heronjtë” grekë të triumfit të Euro 2004 mblidhen 19 vite pas: E pamundura nuk ekziston!

Kanë kaluar thuajse 20 vjet nga “bëma” e madhe e sportit grek dhe shumica ende nuk mund ta besojnë.

Më 4 korrik 2004, “ushtria” e Otto Rehagelit mposhti në finalen e Evropaniait Portugalinë e Luis Figos, Rui Costas, Decos dhe të talentit që spo kishte nisur të shkëlqente, Cristiano Ronaldo.

Ndodhi pikërisht në “Da Luz” të Lisbonës ajo që për të gjithë dukej diçka e pamundur.

Kujtimet e fitores në Euro 2004 kundër Portugalisë u zgjuan mbrëmjen e djeshme për ish-futbollistët e skuadrës greke, që bënë të flasë gjithë planeti i futbollit.

“Heronjtë” e Evropianit të 19 viteve më parë mblidhen çdo vit për të kujtuar epopenë e futbollit grek.

Ata u takuan sërish në darkuan me trofenë dhe Akorpolin në sfond.

Mes të tjerëve ishin Angelos Basinas, Antonis Nikopolidis, Giorgos Karagounis, Angelos Charisteas, Takis Fyssas, Kostas Katsouranis, Yourkas Seitaridis, Demis Nikolaidis, Vassilis Tsiartas…

Ata postuan fotot në rrjetet sociale duke dhënë mesazhet përkatëse.

Lexo edhe: 

“Me trofenë që mbush sot 19 vjeç”, ka shkruar protagonisti i madh i finales, Angelos Charisteas.

Nga ana e tij, Kostas Katsouranis shkruan: “19 vite më vonë… Ne nuk ndalemi së ëndërruari, besuari, te puna e fortë dhe duke mos u dorëzuar! Çdo gjë është e mundur!”

“Me foshnjën, që sot mbushi 19 vjeç”, postoi Vassilis Tsiartas.

Me krenari, Thodoris Zagorakis, kujton: “Nëntëmbëdhjetë vjet pas natës sonë në “Da Luz” dhe ne vazhdojmë të themi “e pamundura nuk ekziston”.

Kujtojmë që pikërisht në ndeshjen e parë zyrtare pas triumfit historik të vitit 2004, Greqia u mposht 2-1 nga Shqipëria në eliminatoret e Botërorit 2006, me gola të Edvin Muratit dhe Ardian Aliajt.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...