Bundesliga

Hertha befason “Aspirinat”, Mainzi fitore mbijetese ndaj Hoffenheimit

Hertha e Berlinit zhvilloi një pjesë të parë fantastike ndaj Bayer Leverkusenit, duke fituar me rezultatin e thellë 3-0, sukses që e katapulton nga vendi i parafundit në të 14-tin në Bundesligë, megjithatë rreziku i rënies një kategori më poshtë mbetet evident.

“Aspirinat” u ndëshkuan ende pak ngrohur muskujt (3’) me Zeefuik, që e çoi topin në rrjetë i shërbyer nga Lukebakio. Në minutën e 26-të vendësit realizuan të dytin me Cunhan, ndërsa 7 minuta më vonë ishte radha e Cordobas për ta dërguar topin në rrjetë. Mjaftoi ky fillim i pabesueshëm i lojës për Herthan e Berlinit, që diti ta administronte epërsinë e trefishtë për më shumë se 60 minuta lojë, duke I shkaktuar Leverkusenit humbjen e dytë radhazi dhe të tretën në katër sfidat e fundit në kampionat.

Fitore me shumë peshë për mbijetesën në Bundesligë mori edhe Mainzi, që iu imponua 1-2 në Hoffenheimit, me rezultatit përfundimtar të vendosur që në pjesë ne parë. Miqtë zhbllokuan takimin me Glatzel pa u mbushur një minutë lojë, por kundërpërgjigjja e futbollistëve të Hoffenheimit erdhi në të 39-tën me Bebou. Ekuilibri i vendosur në rezultat u prish shumë shpejt, pasi në të 41-tën realizoi golin e dytë për Mainzin Kohr. Gjatë pjesës së dytë nuk pati ndryshim rezultati, me vërshëllimën e trefishtë të kryesorit që sanksionoi fitoren e Mainzit.

Merr tri pikë në javën e 26-të edhe Frieburgu, që triumfoi 2-0 përballë Augsburgut. Golat u shënuan në pjesën e dytë, me autorë Sallain dhe Linhart.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency