Me 10 lojtarë në pjesën më të madhe të ndeshjes por Hertha Berlin largohet me një fitore të çmuar nga transferta e Leipzig. Kryeqytetasit dhuruan suprprizën më të madhe të kësaj jave në Bundesliga me fitoren 3-2 ndaj nënkampionëve të Gjermanisë. Golin e parë, miqtë e gjetën që në minutën e 5 por dy minuta më vonë Torunarigha i la miqtë me 10 lojtarë por Leipzig nuk përfitoi nga ky fakt madje pësoi edhe golin e dytë në minutën e 31 kur Salomon Kalou gjeti saktësisht katërkëndëshin e mbrojtur nga Peter Gulacsi. Skuadrat u rikthyen në fushë për një tjetër pjesë të nxehtë dhe kështu ndodhi pasi Davie Selke shtangu stadiumin ” Red Bull Arena” më vonë, ndërsa Willi Orban ngushtoi diferencën duke rikthyer në lojë ekipin e drejtuar nga Ralph Hasenhuettl qw gjeti edhe golin e dytë nw minutat shtesë por nuk arriti të arrinte barazimin duke dalë me humbje nga kjo ndeshje.
