Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Hertha “kafshatë” e lehtë për Bayernin, kampionët ngjiten të dytët

Bayerni i Mynihut e nisi vitin 2020 me një fitore të thellë 0-4 në fushën e Herthas së Berlinit. Kampionët në fuqi të Bundesligës shpërthyen në pjesën e dytë, pas një fraksioni të parë të kujdesshëm, ku gjithsesi bavarezët dominuan në lojë.

Golin e parë Bayerni e shënoi në minutën e 60-të me Thomas Muller, që e pati të lehtë të tundte rrjetën pasi u shërbye me kokë nga Perisic.

Rezultati u dyfishua nga Reobert Lewandowski me 11-metërsh në minutën e 73-të, ndërsa pak çaste më vonë shënoi të tretin Thiago Alcantara.

Rezultatin e thellë 0-4 e vulosi Ivan Perisic, të cili Muller u kthye nderin me një një krosim të saktë që gjeti kokën e kroatit.

Bayerni me këtë fitore parakalon Gladbachun dhe merr vendin e dytë me 4 pikë më pak se Leipzigu.

 

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...