Conference League

“Hesape të vjetra me italianët”, kryetari i shoqatës së tifozëve të Feynoord: Në Tiranë nuk kanë eksperiencë!

Conference League ka mësuar çiftin finalist me Feynoord që do të sfidojë Romën më datë 25 maj në Tiranë, në stadiumin Air Albania. Një sfidë mjaft tërheqëse mes dy skuadrave të motivuara në maksimum për ta mbyllur sezonin me një trofe pas një mungesë të gjatë si protagonist në Europë. Së bashku me skuadrat, pritet që në Tiranë të mbërrijnë edhe shumë tifozë nga Italia dhe Holanda në mbështetje të ekipit të zemrës.

Por, kleçka është se holandezët sa spektakolarë janë në tribunë, aq edhe problematikë janë jashtë stadiumit. “Dhimbjet e kokës” për autoritetet shqiptare bëhen edhe më të forta në momentin që holandezët kanë precedentë të mëparshme, ndërsa nuk mungon edhe një incident me romanët.

Në vitin 2015, dy skuadrat u përballën në Europa League ndërsa vëmendje të madhe mori rrëmuja që tifozët e Feynoord shkaktuan në Romë duke shkatërruar qendrën monumentale të qytetit ndërsa nuk munguan përleshjet me policinë. Në atë kohë, disa tifozë holandezë përfunduan të arrestuar ndërsa morën edhe gjoba të majme për shkatërrimin e qytetit.

Megjithatë, në një intervistë për Telegraaf, kryetari i shoqatës së tifozëve të Feynoord theksoi se nuk kanë asgjë me italianët edhe pse shtoi se i druhet mungesës së eksperiencës që autoritetet shqiptare kanë në organizimin e të tilla eventeve.

“Kemi pasur një histori në të kaluarën me Romën, por nuk kemi asgjë me tifozët e saj. Në Tiranë pritet të jemi rreth 8.000 veta që do të shkojmë, aktualisht të gjithë thonë se do të jenë atje. Sa i përket Tiranës, jam pak i shqetësuar për mungesën e eksperiencës që autoritetet atje kanë në organizimin e të tilla eventeve”, u shpreh Kees Lau.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency