Bundesliga

Heshtje në tribunë, spektakël në fushë, Koln dhe Mainz ndajnë nga një pikë

Spektatorët në shkallët e stadiumit mungojnë, por kjo nuk e ndal aspak spektaklin brenda katërkëndëshit të blertë në Bundesligën gjermane, pasi në sfidën e parë të ditës së sotme, mes Kolnit dhe Mainzit, u shënuan plot 4 gola.

Në “RheinEnergieStadion” të Kolnit, sfida nisi mjaft mirë për vendasit, që gjetën golin e avantazhit që në minutën e gjashtë me anë të sulmuesit 29-vjeçar Marc Uth, i cili u treguar shumë i saktë në ekzekutimin e penalltisë së fituar nga skuadra e tij.

Pjesa e parë u mbyll me vetëm një gol të shënuar, ndërsa pak minuta nga starti i pjesës së dytë, ishin sërish futbollistët e Koln që gjetën edhe golin e dytë, këtë herë me anë të Kainz, duke dhënë idenë se fitorja do të ishte një formalitet.

Megjithatë miqtë nga Mainz nuk e kishin thënë ende fjalën e tyre, pasi trajneri Beierlozer goditi në shenjë që me zëvendësimin e parë, kur hodhi në fushë Awoniyi, i cili vetëm 5 minuta pasi shkeli në tapetin e blertë, dërgoi topin në rrjetë dhe rihapi takimin.

Goli i katërt i takimit erdhi në minutën e 72-të dhe u shënua nga Kunde Malong, që barazoi shifrat 2-2 dhe i dha Mainzit një pikë mjaft të vlefshme në një transfertë të vështirë si ajo ndaj Koln, ndërsa në minutat e mbetura trajnerët respektivë shfrytëzuan të gjithë zëvendësimet e mundshme, por në fund u detyruan të pranojnë nga një pikë.

Ky rezultat ishte mjaft i rëndësishëm për Mainzin, që ka nisur shkëputjen nga zona e ftohtë e renditjes dhe e sheh mbijetesën më pranë tashmë, ndërsa Kolni me këtë barazim rrezikon të dalë tërësisht nga gara për një vend në zonën europiane të renditjes.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency