Struga është gati për sfidën e kthimit ndaj Hesperange . Kampionët e Maqedonisë së Veriut përballen me skuadrën nga Luksemburgu në transfertë, ndeshje që do të transmetohet në SuperSport 2 (20:00).
Skuadra e Shpëtim Duros fitoi 3-1 takimin e parë, rezultat që e afron me kualifikimin në “play-off” të Conference League. Tekniku nga Tirana ka konfirmuar titullarët e duelit të luajtur në Shkup.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Penalltia më e çuditshme ndonjëherë, topi përplaset në traversë dhe “rikthehet” në portë
- Arabia Saudite spostohet në Europë? Përfaqësuesja do të luajë dy ndeshje miqësore në Angli
- Mesfushori Napolit refuzon Arabinë, gati rinovimi
Mes shtyllave Vedran Kjosevski. Treshja e mbrojtjes formohet nga Mexhit Neziri, Sava Radic dhe Besart Krivanjeva. Në mesfushë Bunjami Shabani dhe Besmir Bojku në qendër.
Dhe Edis Maliki dhe Vangjel Zguro nga krahët. Mentor Mazrekaj në rolin e mesfushorit të avancuar, do të jetë furnizuesi i dy sulmuesve Besart Ibraimi dhe Marjan Radeski.
FORMACIONET ZYRTARE
