Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Hetimet për Bylis-Tirana, presidenti dhe disa futbollistë bardheblu dëshmojnë para Komisionit të Etikës

Në prag të ndeshjes së kthimit gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Bylisit, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit është mbajtur sot mbledhja e radhës e Komisionit të Etikës, e cila ka marrë në shqyrtim dyshimet për trukim në sfidën e parë të zhvilluar në “Adush Muça” të Ballshit.

Kështu të enjten e kaluar ishin mallakastriotët që u paraqitën para Komisionit dhe dhanë dëshmitë e tyre për rastin, ndërsa sot ishte radha e presidentit të Tiranës Refik Halili dhe disa futbollistëve bardheblu, që të rrëfenin versionin e tyre dhe t’u përgjigjeshin pyetjeve.

Në përfundim të mbledhjes, kryetari i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka deklaroi se seanca e radhës pritet të mbahet më datën 22 korrik, por nuk la të nënkuptohej asgjë sa u përket pritshmërive mbi vendimin e këtij organi.

Kujtojmë që sfida Bylis-Tirana përfundoi me fitoren 2-1 me përmbysje të mallakastriotëve, ndërsa menjëherë pas mbarimit të takimit u hodhën dyshime për trukim, çka nxiti edhe nisjen e hetimit nga ana e Komisionit të Etikës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...