Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Hetimi i Prokurorisë së Zvicrës, Infantino del i pastër

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës ka mbyllur hetimin kundër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino në lidhje me fluturimin me një avioni privat nga Surinami në Zvicër në vitin 2017.

Hetimet kanë konfirmuar se udhëtimi i kryer nga zyra e Presidentit dhe departamenti i udhëtimit i FIFA-s ishte në përputhje me rregullat dhe rregulloret e FIFA-s, vendim që është në përputhje me vendimin e Komitetit të Etikës të FIFA-s në gusht 2020 për këtë rast.

Për më tepër, Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar se mënyra e komunikimit në lidhje me këto lëvizje udhëtimi në atë kohë ishte plotësisht e justifikuar.

Lexo edhe:

Pas këtij vendimi, shteti zviceran do të përballojë të gjitha shpenzimet lidhur me hetimin, ndërsa presidenti i FIFA-s vendosi gjithashtu të heqë dorë nga çdo kërkesë për dëmshpërblim.

Që nga fillimi i procedurave, presidenti i FIFA-s ka qenë plotësisht në dispozicion të autoriteteve zvicerane dhe shpreson se sistemi gjyqësor do të pranojë që administrata aktuale e FIFA-s ka kthyer faqen dhe tani është një organizatë e besueshme dhe e respektuar.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...