Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Heynckes leksion pasardhësit, Hamburg ‘ngjall’ shpresat për mbijetesë

Bayerni i Mynihut nuk ka ndërmend të ulë ritmin në Bundesligë, edhe pse e ka fituar tashëm titullin kampion. Në sfidën e javës së 32-të, bavarezët e Heynckesit mposhtën me rezultatin 3-1 Eintrachtin e Frankfurtit, që drejtohet nga Niko Kovaç, trajneri i ardhshëm i Bayernit. Për gjigantët gjermanë luajti edhe talenti i Kosovës U-21, Meritan Shabani, që nisi sfidën si titullar dhe u zëvendësua në minutën e 56’.

Një fitore shprese mori edhe skuadra e Hamburgut, që kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi, ka rihapur sërish shpresat për të mbetur në Bundesligë edhe sezonin e ardhshëm. Në sfidën direkte ndaj Wolfsburgut, Hamburgu fitoi 1-3, teksa tashmë është vetëm 2 pikë larg skuadrës që duhet të parakalojë, për të siguruar mbijetesën.

Edhe Freiburgu mori një fitore të vuajtur, 3-2 ndaj Kolnit, duke mbajtur gjallë shpresat për të mos rënë në Bundesligën 2, ndërsa Amir Abrashi e pa takimin sërish nga tribuna, për shkak të dëmtimit në gju. Në ndeshjet e tjera, Schalke 04 barazoi 1-1 me Borusia Monchengladbach, ndërsa Hertha Berlin-Augsburg përfundoi 2-2.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...