Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Hezitimi i Ibrahimovicit, Milani sytë nga kroati i Juves

Zlatan Ibrahimovic është shumë pranë kthimit te Milani në Serinë A, megjithatë, kohëzgjatja e kontratës duket se po vonon përgjigjen përfundimtare të gjigantit suedez. Në këto kushte, për të mos u gjendur të papërgatitur, drejtuesit e “Djallit” po studiojnë edhe alternativa të tjera.

Sipas “Corriere dello Sport”, emri që ka dalë në skenë orët e fundit është Mario Mandzukic, i cili nuk sheh të ardhme tek Juventusi dhe nuk ka ndërmend të presë verën e ardhshme për t’u larguar nga bardhezinjtë. Gjithsesi, Ibra mbetet zgjedhje e parë dhe vetëm nëse dështojnë tratativat me 38-vjeçarin do të merret në konsideratë pista “Mandzukic”.

Dy klubet e Serisa A prej kohësh kanë patur kontakte edhe për mbrojtësin turk Demiral, që nuk ka një rol të rëndësishëm te “Zonja e Vjetër”, por që mund t’u bëjë shumë punë kuqezinjve.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...