Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Hidhet ideja për përdorimin e motorëve elektrikë

Formula 1, një nga sportet më të ndjekur në të gjithë botën dhe çdo ditë e më shumë po tregon zhvillime të vrullshme nga ana teknologjike. Ideja e fundit e hedhur nga drejtori sportiv i Formula 1, Ros Brawn, është ajo e përdorimit të motorëve elektrikë për makinat e këtij sporti.

Sipas ish-numri 1 të Ferrarit, diçka e tillë mund të ndodh brenda një periudhe 5 ose 10 vjeçare dhe se askush nuk mund ta kundërshtojë një vendim të tillë. Sipas Brawn, Formula 1 po zhvillohet në një mënyrë që të sigurojë ekuilibrin e duhur midis sportit, rëndësisë dhe përfshirjes me tifozët.

Ideja për të futur motorët elektrikë te këto makina, bazohet te shembulli i Formula E, një kategori tjetër e garave me katër rrota, ku makinat përdorin motor elektrik. Por sipas britanikut, pavarësisht përpjekjeve për implementimin e motorëve elektrikë tek makinat që garojnë në Formula E, këto gara ende nuk e kanë ritmin e duhur, duke theksuar se shpesh herë garat bëhen të mërzitshme, pasi makinat nuk e kanë shpejtësinë e duhur.

Megjithatë po nga Formula E vjen dhe kundërshtimi i parë për një projekt të tillë. Ka qenë shefi i kësaj kategorie, Alejandro Agag, i cili deklaroi se ideja e Ros Brawn nuk mund të vihet në zbatim deri në vitin 2039, pasi Formula E ka një marrëveshje me FIA për 25 vjet sa i përket përdorimit te motorëve elektrikë. Agag shtoi se vetëm duke folur me të, drejtuesit e Formula 1 mund të arrijnë një kompromis për të vënë në zbatim projektin në fjalë

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...