Tenis

Hidhet në Londër shorti për ATP Finals, ose turneu i 8 më të mirëve

U hodh në Londër shorti i edicionit të 51 të ATP Finals, turneut përmbyllës të vitit, me tetë tenistët më të mirë të sezonit. Është viti i fundit që ky aktivitet do të mbahet në kryeqytetin britanik, më saktë në “O2 Arena” në Londër, sepse siç dihet gjithçka në pesë vitet e ardhshme do të zhvendoset në veri të Italisë, në Qytetin e Torinos, që siguroi një kontratë afatgjatë nga 2021 deri në vitin 2025 për të pritur pikërisht finalet e sezonit.

Ky kompeticion konsiderohet gjithashtu edhe si Slam-i i Pestë i sezonit, përkrah turneve të tjerë prestigjiozë siç janë turnetë Masters në Indian Wells dhe Shanghai, sidoqoftë në njëfarë mënyrë bëhet fjalë pikërisht për kampionatin botëror të tetë tenistëve më të suksesshëm, gjatë gjithë vitit. Shorti u hodh pikërisht në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar, në praninë e supervizorit të Federatës ATP, Gerry Armstrong si dhe kampionit të parë në historinë e këtij aktiviteti, pra 73-vjeçarit nga Shtetet e Bashkuara Stan Smith, që fitoi titullin në edicion hapës, që u mbajt në Tokyo në vitin 1970.

Këtë herë do të mungojë tenisti më i suksesshëm i këtij kompeticioni Roger Federer, i cili pas operacionit në gju vendosi të tërhiqet për një periudhë të konsiderueshme, me synimin për t’u riaftësuar në kohë për fillimin e sezonit të ardhshëm. 39-vjeçari zviceran, i cili numëron plot 17 pjesëmarrje në ATP Finals është gjithashtu edhe tenisti që ka statistikat më të mira në këtë aktivitet. Kështu veterani helvet krenohet me 59 fitore, 10 finale të luajtura gjithsej dhe plot 6 tituj të fituar, sidoqoftë Novak Djokoviç ka një tjetër mundësi shumë të mirë për t’u barazuar me mjeshtrin zviceran.

Numri 1 i botës ndan vendin e dytë me emra të mëdhenj si Ivan Lendl dhe Pete Sampras, me nga 5 trofe. 33-vjeçari nga Serbia ka triumfuar në 5 nga 7 finalet e zhvilluara në turneun përmbyllës të sezonit, megjithatë Nole i ka humbur këto dy finale në vitet 2016 e 2018 pa fituar qoftë edhe një set, respektivisht me kundërshtarë si Andy Murray dhe Alexander Zverev. Mbi të gjitha Novak Djokoviç nuk e fiton turneun ATP Finals që nga viti 2015, kur kaloi në pengesën e fundit pikërisht të madhin Roger Federer, me rezultatin 6-3, 6-4.

Në fund nuk mund të flitet kurrë për një short të lehtë, pasi bëhet fjalë për tenistë kampionë që janë mësuar të fitojnë, por gjithsesi rendimenti në turneun përmbyllës varet shumë pikërisht nga ecuria dhe forma e shfaqur gjatë kësaj periudhe të vitit. Një vit i vecantë, i ngjeshur dhe tepër i lodhshëm në çdo aspekt, për shkak të pandemisë së koronavirusit, por gjithashtu edhe shumë i pazakontë, sidoqoftë në fund në këtë pjesë të sezonit influencojnë të gjitha.

Bookmakers-at favorizojnë numrin 1 të botës Novak Djokoviç, për shkak të eksperiencës dhe aftësisë së tij për të nxjerrë më të mirën në një sipërfaqe të tillë, sidoqoftë është një fakt i pakundërshtueshëm që Nole përfaqëson një ndër tenistët më të suksesshëm në salla të mbyllura, pra në turnetë indoor. Edhe kështu për 33-vjecarin nga Serbia viti 2019 përfaqëson një sezon tepër të suksesshëm, pasi në 10 muajt e parë të vitit Djokoviç-i triumfoi në Australian Open, Dubai, Mastersin e Cincinnati-t që këtë radhë u zhvillua në New York si dhe në Mastersin e Romës, për më tepër pas eliminimit të Rafës në fazën gjysmëfinale në Mastersin e Parisit Nole garantoi qëndrimin në catinë e botës, në këtë sport deri në muajin janar.

Ky është sezoni i gjashtë që Novak Djokoviç mbyll në fron, duke u barazuar në këtë mënyrë me tenistin e famshëm amerikan Pete Sampras, prandaj duke patur parasysh edhe dështimet e njëpasnjëshme që Nadali pëson në pjesën e fundit të sezonit të çdo viti, si në Mastersin e Parisit ashtu edhe në ATP Finals kuptohet qartë arsyeja përse tenisti serb konsiderohet kaq favorit. Si gjithmonë numri 1 i botës pozicionohet në grupin e parë. Formula mbetet e njëjtë dhe shumë e thjeshtë. Tetë lojtarët ndahen në dy grupe me nga katër tenistë, prej nga ku kualifikohen vetëm dy sportistët me renditjen më të mirë, ndërsa në vijim vazhdohet me skemën klasike, duke krijuar dy çiftet e fazës gjysmëfinale, ku kryqëzohet fituesi i vendit të parë me tenistin që pozicionohet në vendin e dytë në grupin tjetër.

Në edicionin e 51 të ATP Finals ndryshojnë vetëm dy emra, krahasuar me turneun e zhvilluar në Londër 12 muaj më parë. Kështu në vend të dyshes Roger Federer – Matteo Berrettini do të marrin pjesë emra si Andrey Rublev dhe Diego Schwartzman, që kualifikohen për herë të parë në karrierë në një event të tillë. 23-vjeçari moskovit përfaqëson një ndër tenistët më të suksesshëm të këtij viti, me 5 turne të siguruar në Doha, Adelaide, Hamburg, St. Petersburg dhe Vienna dhe 40 fitore gjithsej, ndërsa 28-vjeçari nga Buenos Aires bëhet tenisti i tetë argjentinas që ia del mbanë për t’u kualifikuar për në turneun përmbyllës të tetë tenistëve më të mirë të sezonit.

Rublev dhe Schwartzman janë edhe dy lojtarët e fundit që siguruan biletën për të marrë pjesë në ATP Finals, teksa u kualifikuan respektivisht në datat 1 dhe 6 nëntor. Vitin e kaluar dy grupet u emërtuan Andre Agassi dhe Bjorn Borg, ndërsa këtë herë organizatorët kanë preferuar t’i quajnë në këtë mënyrë: Grupi i parë është emërtuar Grupi Tokyo 1970, ndërsa Grupi i Dytë quhet Grupi London 2020. Novak Djokovic është shortuar me kundërshtarë të tillë si Daniil Medvedev, Alexander Zverev dhe Diego Schwartzman, ndërsa 34-vjeçari spanjoll në krahun tjetër ka në grup sërish tenistin grek Stefanos Tsitsipas.

Djokoviç ka një short më të lehtë, duke patur parasysh praninë e një tenisti si Schwartzman, që ka bilanc negativ me të gjithë tenistët e kualifikuar, përvec rusit Rublev, me të cilin kryeson 1-0, por gjithsesi vlen të kujtohet fakti që në “hardcourt” shtatshkurtri argjentinas ka një bilanc modest 10 fitore dhe plot 8 humbje gjatë vitit 2020, ndërsa në turnetë “indoor” nga përballjet me shtatë tenistët e kualifikuar Schwartzman ia ka dalë të mposhtë vetëm tenistin helen. Tenisti nga Majorka, që në ATP Finals krenohet thjesht me dy finale të humbura në vitet 2010 e 2013 respektivisht me tenistë të tillë si Roger Federer e Novak Djokovic, përveç sportistit grek Stefanos Tsitsipas ka gjithashtu në grup edhe kundërshtarë shumë të fortë si Dominic Thiem dhe Andrey Rublev.

Mjafton të kujtohet fakti që 22-vjeçari nga Athina mundi vjet në një finale tepër dramatike pikërisht austriakun Dominic Thiem, duke përmbysur madje ndaj 27-vjeçarit disavantazhin e setit hapës, edicion ku dyshja Nadal – Djokovic u eliminua që në fazën e grupeve. 5 edicionet e fundit në ATP Finals janë fituar nga pesë tenistë të ndryshëm, si Novak Djokovic, Andy Murray, Grigor Dimitrov, Alexander Zverev dhe Stefanos Tsitsipas. Edicioni i 51 i turneut përmbyllës të tetë tenistëve më të mirë të sezonit do të startojë këtë të diel në orën 15:00 pikërisht me duelin ndërmjet dy finalistëve të vjetshëm Thiem – Tsitsipas, ndërkohë në orën 21:00 Rafa do të masë forcat me rusin Andrey Rublev, ndërsa finalja e madhe do të luhet të dielën tjetër, në datën 22 nëntor.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency