Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Shorti i E. League, Skenderbeu ne Grupin B

Dinamo e Kievit, Yang Boys dhe Partizan i Beogradit. Janë këta kundërshtarët e Skënderbeut në Grupin B të Europa League. Shorti i hedhur në Monaco ka dhënë verdiktin ku përplasja që intrigon përtej planit sportiv është ajo me Partizanin e Beogradit. Në 1987 Flamurtari i eleminonte serbët nga Kupa Uefa në atë stadium me atë gol ikonik të Sokol Kushtës, serbët edhe sot e kujtojnë si ndoshta herën e vetme kur stadiumi ka heshtur, në tetor të 2014 mbi stadiumin e blinduar ngrihej droni me simbolet kombëtare kuqezi me stadiumin që bëhej skenë e atyre ngjarjeve të paharrueshme në Serbi – Shqipëri, një betejë që përfundoi me fitoren 3-0 të kuqezinjve të dhënë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Kujtimet e asaj nate janë ende të freskëta, atë kohë u fol se Uefa duhej të kishte evituar një përplasje Serbi-Shqipëri por edhe në këtë short nuk kishte një pengesë të tillë, pasi kufizimi i vetëm ishte ai për të mos u përplasur skuadra ruse me ato ukrainase. Tanimë i takon Skënderbeut për tu kthyer në Beograd me misionin për një tjetër rezultat historik.

Në planin sportiv në këtë fazë nuk bëhet fjalë për kundërshtarë të lehtë, por gjithsesi për Skënderbeun mund të konsiderohet një short i pranueshëm, edhe pse vlen të  kujtohet se Dinamo e Kievit dhe Yang Boys vijnë në këtë fazë pas eleminimit nga Champions League. Ukrainasit natyrisht nuk vlejnë emra si Milani, Arsenali apo Lazio që ishin bashkë me ta në vazon e parë por janë padyshim një skuadër e fortë, simbol i futbollit ukrainas ku kanë fituar 15 kampionate që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, ndërkohë që në krahun e tyre kanë edhe faktin e përgatitjes fizike duke qenë se kanë nisur kampionatin prej 6 javësh ku kryesojnë me 15 pikë. Yang Boys është forcë e dytë në futbollin zviceran prej vitesh, ka në gjirin e saj edhe talentin e shpresave të saj Taulant Seferi ndërkohë që në radhët e skuadrës helvete militon edhe gorani Miralem Sulejmani ndërsa për sa i përket emrave ka si qendërsulmuesin ish futbollistin e Psg Guilleilm Horau.

Rrugëtimi i Skënderbeut fillon nga Ukraina ku përbvallet me Dinamon në 14 shtator, një jav më pas korcarët presin në Shtëpi Yang Boys në 19 tetor vjen në Shqipëri Partizani i Beogradit me Skënderbeun që i kthen vizitën serbëve në 2 nëntor. në 23 nëntor luhet në shtëpi me Dinamon dhe turi i grupeve mbyllet me transfertën vicerane me Yaoung Boys.

14 Shtator 2017

Dinamo Kiev – Skënderbeu                                ora 19.00

28 Shtator 2017

Skënderbeu – Young Boys                                 ora 21.05

19 Tetor 2017

Skënderbeu – Partizan i Beogradit           ora 21.05

2 Nëntor 2017

Partizan i Beogradit – Skënderbeu           ora 19.00

23 Nëntor 2017

Skënderbeu – Dinamo Kiev                                ora 21.05

7 Dhjetor 2017

Young Boys – Skënderbeu                                 ora 19.00

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...