Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Hidhet shorti i FA Cup, Liverpool gjen Manchester United në raundin tjetër

Në Londër u hodh shorti për raundin e katërt të FA Cup, ku duart e gjata të ish-sulmuesit të “të kuqve” Peter Crouch përplasën dy klubet më të suksesshëm në ishull Liverpool dhe Manchester United. Siç dihet në turin e tretë të kupës më të vjetër në rruzull në rang klubesh filluan aventurën e tyre edhe ekipet që bëjnë pjesë në dy kampionatet kryesore, Premier League dhe Championship, sidoqoftë ky raund prodhoi pak surpriza krahasuar me edicionet e mëparshme.

Për arsye të ngjeshjes së kalendarit, natyrisht për shkak të pandemisë së koronavirusit krerët e Football Association vendosën që gjithçka të zgjidhej në stadiumin e përcaktuar, brenda ndeshjes, pa qenë nevoja për t’i shtrënguar klubet për të këmbyer fushat dhe luajtur një takim shtesë. Nga 31 ndeshjet e zhvilluara 7 sfida patën nevojë për kohën shtesë, si në rastet e klubeve si Arsenal, Everton e Fulham ndërsa 3 prej këtyre takimeve u zgjidhën nga gjuajtjet e 11-metërshave, prej nga ku përfituan skuadra si Brighton, Burnley e klubi i kategorisë së Tretë Blackpool, që eliminoi nga pika e bardhë West Brom-in e drejtuar nga trajneri Sam Allardyce.

Nga turi i tretë ka mbetur pa u luajtur vetëm dueli Southampton – Shrewsbury Town, me klubin nga Shropshire që luan aktualisht në League One. “Shenjtorët” mbeten favoritë për të kaluar më tej, por gjithsesi pa skuadrën e drejtuar nga trajneri Ralph Hasenhuttl për në raundin e katërt të edicionit të 140 të Kupës së Federatës kanë fituar të drejtën për të vazhduar 14 klube nga Premier League dhe 11 nga Championship, ndërkohë ekipet surprizë për momentin janë gjashtë: Doncaster Rovers, Blackpool e Plymouth Argyle nga League One, Crawley Town e Cheltenham Town nga League Two, ndërsa befasinë më të madhe e prodhoi klubi i kategorisë së gjashtë Chorley, që mundi 2-0 Derby County-n e Wayne Rooney që luan në Championship, por sidoqoftë ky aktivitet ka marrë famë pikërisht për eliminime të tilla të bujshme.

Goglat në mënyrë vërtet shumë të çuditshme vazhdojnë të tregohen shumë të mira me trajnerin e mirënjohur spanjoll Pep Guardiola. Në studion e BBC One u hodh shorti fillimisht për raundin e katërt, ndërsa më pas goglat përcaktuan edhe rrugëtimin e mëtejshëm të klubeve që do të kualifikohen në turin e pestë. Në pesë edicionet e fundit në Kupën e Anglisë e kanë shënuar emrin te fituesit plot katër skuadra të ndryshme, dy klubet nga Manchesteri United e City, si dhe dy ekipe nga Londra si Chelsea dhe Arsenali.

Ekipi i Guardiolës peshkoi pikërisht klubin e League Two, Cheltenham Town jashtë fushe, ndërsa në turin pasardhës nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë “sky blues” do të kenë përballë fituesin e duelit nga Championship-i Sëansea City – Nottingham Forest. Një fat të jashtëzakonshëm patën gjithashtu edhe blutë e Londrës, pasi Chelsea do të presë në turin e katërt në “Stamford Bridge” ekipin nga Championship-i Luton Town, ndërsa më vonë nëse kalojnë këtë raund futbollistët e skuadrës së drejtuar nga trajneri Frank Lampard do të ndeshen jashtë fushe me ekipin që triumfon nga dueli i Championship-it Barrnsley – Norwich City.

Sigurisht me një short të tillë bookmakers-at kanë nxituar për t’i konsideruar “citizens” dhe “blues” si ekipet favoritë për të triumfuar në edicionin e sivjetshëm të Kupës së Mbretëreshës. Klubi i Kategorisë së Gjashtë Chorley do të presë në Lancashire “ujqërit” e Wolverhampton Wanderers, ndërsa ekipi i League Two, Crawley Town që shkatërroi 3-0 Leedsin e Bielsës do të masë forcat në jug të ishullit me klubin nga Championshipi, Bournemouth. Arsenali që është fituesi i fundit i këtij kompeticioni do të udhëtojë larg Londrës për t’u përballur pikërisht me fituesin e çiftit Southampton – Shrewsbury Town, ndërsa Tottenham Hotspur do të ndeshet larg kryeqytetit në Buckinghamshire me ekipin e Championship-it Wycombe Wanderers që në edicionin 2017-18 luante akoma në League Two, por nën drejtimin e trajnerit Gareth Ainsworth ngjiti plot tre kategori në harkun e vetëm tre sezoneve.

Ndeshjet e raundit të katërt do të luhen në fundjavën e 23 janarit, ndërsa turi i pestë do t’i zhvillojë takimet në fundjavën e 9 shkurtit. Përsa i përket derbit të Anglisë Manchester United – Liverpool, “djajtë e kuq” përfaqësojnë klubin e dytë më të suksesshme në këtë aktivitet me 12 trofe, vetëm 2 më pak se sa Arsenali, ndërsa klubi nga Merseyside pozicionohet në vendin e pestë në listën e ekipeve fitues të FA Cup, me 7 kupa, por sidoqoftë “the reds” nuk e fitojnë Kupën e Anglisë që nga viti 2006, kur të kuqtë mposhtën në Millenium Stadium të Kardifit West Ham-in, pas gjuajtjes së 11-metërshave. United është kualifikuar plot 9 herë në 13 sfidat ndërmjet tyre në Kupën e Federatës, por mbi të gjitha Liverpuli ka rrumbullak 100 vjet pa i thyer “djajtë e kuq” brenda në “Old Trafford”, në kupën më të vjetër në planet, në rang klubesh.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...