Champions League

Hidhet shorti, Juve dhe Liverpooli me fat, “malore” për Barçën dhe M.City-n

Me fat Liverpooli dhe Juventusi, duele të vështira për Manchester Cityn dhe Barcelonën. Në Nyon të Zvicrës u hodh mesditën e sotme shorti i çerekfinaleve dhe i gjysmëfinaleve të UEFA Champions duke u përcaktuar kështu rruga drejt finales së Madridit që do të zhvillohet në stadiumin e Atleticos, Ëanda Metropolitano. Futbollisti i përzgjedhur nga UEFA për të hedhur shortin ishte ish-portieri brazilian i Interit, Julio Cesar fitues i këtij kompeticioni në vitin 2010-të. Julio Cesar u tregua bujar me Juventusin duke i vendosur bardhezinjtë përballë surprizës së deritanishme, Ajaxit të Amsterdamit që në 1/8 eliminoi kampionët në fuqi të Realit të Madridit. Short akoma më i favorshëm për Liverpoolin e Klopp që do të masë forcat me Porton, skuadër të cilën e eliminoi sezonin e kaluar në fazën e 1/8-ave me rezultat të përgjithshëm 5-0.

Me 4 skuadra angleze ende në lojë nuk mund të mungonte në këtë fazë një derbi ishullor pasi goglat vendosën përballë njëra-tjetrës Tottenham Hotspur dhe Manchester Cityn, në një duel ku skuadra e Guardiolës është favorite por nuk ka asgjë të sigurtë, ashtu si edhe Barcelona që do të sfidojë gjigandët anglezë të Manchester United, një skuadër që gjithsesi katalanët u kanë marrë dorën pasi i kanë mposhtur në 2 finale të Championsit në 2009-ën dhe 2011-ën. Në Nyon u hodh edhe shorti i fazës gjysmëfinale teksa fituesi i çiftit Ajax-Juventus do të ketë përballë fituesin e duelit Tottenham-Manchester City,  ndërkohë që Liverpooli dhe Barcelona nëse kalojnë raundin çerekfinal do të jenë përballë njëra-tjetrës në gjysmëfinale.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency