Shtatorin e kaluar u krijua me bujë të madhe Liga Unike e Basketbollit mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa thuajse 7 muaj më vonë janë përzgjedhur skuadrat dhe është hedhur shorti për këtë kompeticion.
Kështu skuadrat e nominuara nga Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) janë Tetua, Goga Basket, Vllaznia dhe Tirana, kurse nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) janë Sigal Prishtina, Golden Eagle Ylli, Peja dhe Rahoveci.
Më pas është hedhur shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalet e këtij kompeticioni, që do të startojë të martën e ardhshme dhe do të kulmojë më 14 prill me finalen e madhe.
E martë
16:00 Vllaznia-Peja
19:00 Rahoveci-Teuta
E mërkurë
16:00 Goga Basket-Tirana
19:00 Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli
Gjysmëfinalet, 13Prill
16:00 Gjysmëfinalja e parë (Fituesi A dhe D)
19:00 Gjysmëfinalja e dytë (Fituesi B dhe C)
Finalet, 14 Prill
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
19:00 Finalja e madhe
