Futboll

Isli Hidi gati të kthehet në Superiore, pret ofertën e duhur

Isli Hidi mbylli një nga sezonet më të mira në karrierë me fanellën e Olympiacos Nikosias në Qipro. Portieri shqiptar jo vetëm që ishte një titullar i padiskutueshëm, por mbajti mbi shpatulla edhe rolin e liderit. Pavarësisht paraqitjeve të tiranasit, ekipi nga Nikosia nuk ia doli të qëndronte në elitë,  gjithsesi kjo nuk i heq asgjë sezonit të mrekullueshëm në planin personal për ish-gardianin e kombëtares kuqezi.

Olimpiacos Nikosia e konsideron një element mjaft të rëndësishme, por Hidi ende nuk ka vendosur nëse do të pranojë ofertën e qipriotëve.

Rikthimi në Shqipëri është një dëshirë e portierit 37-vjeçar. Hidi është në pritje të një oferte konkrete që do t’i plotësonte kushtet për të qenë sërish pjesë e Kategorisë Superiore.

Tirana mbetet gjithnjë në zemër dhe nuk do të kishte epilog më të bukur në karrierë sesa me fanellën bardheblu.

To Top