Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hidi: Kam akoma për t’i dhënë futbollit, shpresoj të fillojmë sa më shpejt

Kastrioti është destinacioni i radhës i Isli Hidit. Gardiani kryeqytetas ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij te krutanët, pas një karriere të gjatë që e ka parë të fitojë tituj në Shqipëri, të shëtisë Europën dhe të veshë fanellën e Kombëtares.

Klubi krutan ka përfituar nga situata e portierit, që si lojtar i lirë është angazhuar për të rritur cilësinë e një skuadre që synon të bëjë mirë në vitin e rikthimit në elitë, ndërsa Hidi ka vendosur të nisë një sfidë të re.

“Kam pasur kontakte të vazhdueshme me ekipin e Kastriotit, por kemi rënë dakord vetëm në këto momente dhe tani jam pjesë e skuadrës. Është një ekip i ri, por besoj që ka edhe lojtarë me eksperiencë, ndaj shpresoj të bëjmë mirë dhe të arrijmë objektivat e klubit”, deklaroi portieri.

Vitin e kaluar te Bylis Hidi u kthye edhe në një makth për homologët e tij të portës duke spikatur edhe si goleador në goditjen e 11-metërshave, një mision që është i gatshëm ta kryejë edhe në skuadrën e tij të re, nëse ja besojnë.

“Është e vërtetë dhe ishte një sfidë për mua, të cilën e pranova me përgjegjësi dhe kënaqësi. Jam mësuar me të tilla sfida dhe besoj që sezonin e kaluar ka qenë një vit pozitiv, që u bë edhe më i bukur me golat që ndihmuan ekipin. Nëse do më caktohet edhe këtu të gjuaj penalltitë, do ta pranoj me kënaqësi”, deklaroi 40-vjeçari.

Me përvojën e gjatë që ka mbi supe, Hidi pret një sezon të vështirë për shkak të rrethanave të krijuara, por gjithmonë me urimin që të nisë sa më shpejt.

“Është një kampionat i vështirë, pasi kemi pandeminë e tani edhe bojkotin. Shpresoj të fillojmë sa më shpejt dhe të mos kemi pasoja nga këto lloj ndërprerjesh. Besoj se edhe stafet teknike kanë ditur të përgatisin si duhet futbollistët gjatë kësaj kohe”, u shpreh portieri i krutanëve.

Këtë mes tetori Isli Hidi ndryshon prefiks, pasi mbush 40 vjeç, por gardiani i portës është i vendosur të vazhdojë deri sa fiziku ti përgjigjet, dhe mbi të gjitha të ndihet i dobishëm.

“Unë ndihem mirë dhe kam kënaqësi të vazhdoj, pasi kam formë të mirë dhe e shoh që mund të jem akoma i dobishëm për ekipin. Nëse do shoh se nuk mund të jap më në fushë, do tërhiqem, por për momentin kam akoma mundësi për të kontribuuar në fushë”, u shpreh Hidi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...