Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hidi: Nuk na konsiderojnë më si surprizë, tani vjen e vështira për ne

Edhe ndaj Laçit, Isli Hidi ishte një nga më të mirët në fushë për Bylisin. Portieri 39-vjeçar(i mbush pas pak ditësh) është si vera, sa më shumë plaket aq më i mirë bëhet. Ai është shtylla e këtij Bylisi dhe eksperiencën e tij ka ditur ta përcjellë shumë mirë te skuadra ballshiote.

Nuk po plakesh aq shumë?

Ne portierët, kjo është e mira jonë, kemi jetëgjatësi më të madhe se të tjerët. Sot bëmë një ndeshje të mirë, duke parë renditjen dhe Laçin që donte fitoren. Në fund, jemi të kënaqur për këtë barazim.

Trajneri nuk e pranon vendin e parë. Mund të pretendojë Bylisi më lart?

Futbolli ka të papritura, ne mundohemi të japim maksimumin çdo ndeshje. Kampionati ka edhe 29 javë të tjera, është herët. Bylisi po tregon se është ekip kompakt. Grupi dhe çunat dhanë më të mirën, dhe deri në fund do jemi një ekip simpatik.

Me cilin ekip e keni garën?

Kampionati shqiptar nuk ka diferenca të mëdha. Ekipi që lufton më shumë dhe jep shpirtin, ka edhe karakterin për të bërë më mirë. Nuk e shoh fare klasifikimin. Unë dhe skuadra duam pikët maksimale. Për ne është detyrim qëndrimi në Superiore, dhe nëse kemi mundësi do shohim edhe më lart.

U larguat nga Teuta tek Bylisi. Tani me pikë të barabarta me Teutën. Të vjen mirë edhe në aspektin personal?

Jam i lumtur që deri tani kemi bërë mirë me Bylisin. I kam qejf sfidat, edhe vjet mora një risk me Teutën. Unë isha lojtari i parë që firmosa te Teuta. Kur të gjithë flisnin për Europë, nuk e besonin. Shpresoj ta bëj edhe me Bylisin këtë, për qytetin që jeton me futbollin.

Tani do jenë më të vështira gjërat…

Tani edhe ekipet e tjera nuk do na shohin si inferiorë. Edhe për ne bëhet më e vështirë, ekipet e tjera do mobilizohen më shumë. Për këtë jemi këtu, për sfida të reja të cilat i pëlqejmë, dhe të dhurojmë emocione.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...