Serie A

Higuain: Dua të debutoj me gol në derbi, ja çfarë i kam zili Icardit

Derbi i Madoninës, Inter-Milan, nuk mund të “ngushtohet” në një sfidë sulmuesish argjentinas, Icardi-Higuain. E thotë vetë “El Pipita”, që në këtë sezon u transferua në Milanello për të siguruar golat që do t’i kthenin kuqezinjtë në Champions. Në të kaluarën, “yje” të tillë si Weah, Shevchenko, Inzaghi, Kaka, Ronaldinho, Ronaldo apo Ibrahimovic kanë arritur të debutojnë me gol në derbin milanez, e ndoshta kësaj liste legjendash do t’u shtohet edhe ish-sulmuesi i Realit të Madridit, Napolit e së fundmi i Juventusit.

“Luhet 11 kundër 11, plus tre zëvendësime për çdo skuadër. Shpresoj që edhe unë të debutoj me gol në derbi e të bëj pjesë në klubin e këtyre emrave të mëdhenj, por gjeja më e rëndësishme është të fitojmë, jo kush shënon. Çfarë i kam zili Icardit? Goditjen me kokë, është vrasës brenda zonës.”

Që të mësohesh me fitoret, në radhë të parë duhet të mendosh që të mos humbasësh me askënd. E kjo sjellje i kujton Juventusin, ku suksesi është më shumë se një zakon. Por çfarë ndodhi në të vërtetë që u largua nga bardhezinjtë? A ishte përcaktues fakti që qëndroi në stol në finalen e Kupës së Italisë pikërisht ndak Milanit?

“E ndieva nga brenda që diçka ishte thyer. Pastaj morën Ronaldon, sepse donin të bënin një hap të madh në cilësi. Ata më thanë që nuk mund të qëndroja, por unë nuk kërkova që të largohesha. Për mua Milani ishte zgjedhja e duhur. Praktikisht, ndodhi ajo që e thonë të gjithë, më përzunë, por unë nuk kam ndjenjën e hakmarrjes për ta.”

Gjithsesi, Juventusi për Higuainin mbetet pikë referimi, përtej faktit që është rivalja e madhe në futbollin italian.

“Kampionati është një kompeticion ku vendos vazhdimësia. Na mungon ende diçka, por qëllimi është të luajmë në Champions sezonin tjetër. Shpresoj të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur. Kemi humbur 5 pikë mes Napolit dhe Atalantës. Nëse nuk do të gabonim, do të ishim ngjitur me Juven në klasifikim.”

Pikërisht për këto pikë të humbura në shënjestër u vu trajneri Gattuso.

“Me misterin po përmirësohem, është një person që e dashiron futbollin, si Sarri. Ka një dëshira të çmendur për të fituar. Është shumë kërkues, por jep jetën për futbollistët e tij. Për këtë arsye e duan. Sarri mbetet më miri me të cilin kam punuar, ndërsa Gattuso i ngjan.”

Higuain shpjegoi se vendosi të tranfsferohej te Milani sepse klubi e kërkoi me ngulm, ndërsa te Chelsea e donte vetëm Sarri. Për “El Pipitan” idhull mbetet Ronaldo, “Fenomeni”, ndërsa pranoi se do t’i pëlqente të luante përkrah një sulmuesi të madh si Zlatan Ibrahimovic.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency