Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Higuain kërkon falje: Gabova, por nuk jemi robotë

Dëshira e madhe për t’u hakmarrë u shndërrua në një shaka të hidhur për Gonzalo Higuain. Sulmuesi i Milanit gaboi 11-metërshin e fituar nga vetë ai, ndërsa në minutën e 83-të u ndëshkuar me kartonin të kuq për protesta ndaj gjyqtarit Mazzoleni. Një karton i kuq që e bëri të shpërthente “El Pipitan”, i cili u shoqërua mes lotësh nga shokët e tij të skuadrës jashtë fushës. Në përfundim të sfidës, Gattuso dha se Higuain duhet t’i kërkonte falje gjyqtarit për atë veprim të pakontrolluar.

“Gabova dhe marr përgjegjësitë për veprimet e mia. U kërkoj falje të gjithëve, edhe shokëve të skuadrës, trajnerit dhe tifozëve. Më vjen keq për reagimin, por edhe gjyqtarët në të tilla momente duhet t’i kuptojnë situatat. Jemi futbollistë, por mbi të gjitha jemi njerëz.”

Fjalë të sinqerta këto të sulmuesit argjentinas, që rrezikon të paktën dy ndeshje pezullim.

“Ishte ndërhyrje e gabuar e Benatias, por Mazzoleni e dha në favor të Juventusit, madje duke më nzjerrë kartonin e verdhë. Me pas reagova dhe mora të kuqin. E përsëris, kërkoj falje, por kur luan kundër ish-skuadrës tënde, emocionet janë të mëdha, që gjithsesi nuk janë justifikim. Jam një futbollist dhe njeri emotiv, ndonjëherë e kam të vështirë ta kontrolloj veten. Ne jemi shembuj për fëmijët, por nuk jemi robotë. Sjellja ime, gjithsesi, nuk ishte e drejtë.”

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...