Kupa e Italise

Higuain ndëshkon Berishën, Juve me një këmbë në finale

Juventusi kaloi me sukses sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa mposhti Atalantën në Bergamo me rezultatin 0-1. Me këtë fitore, skuadra e Allegrit hedh një hap mjaft të sigurt drejt kualifikimit në finalen e trofeut më pak të rëndësishëm në Itali.

Rezultati u vendos nga një gol mjaft i bukur, shënuar nga Gonzalo Higuain që në fillim të ndeshjes. Argjentinasi mori një top në të djathtë të sulmit dhe pasi kaloi 2 mbrojtës vendas, mposhti edhe portierin shqiptar Berisha dhe kaloi bardhezinjtë në avantazh.

Atalanta pati një mundësi mjaft të mirë për të barazuar, teksa pak para fundit të 45-minutëshit të parë, arbitri kryesor, i ndihmuar edhe nga VAR, akordoi një 11-metërsh. Ekzekutimin e penalltisë e mori përsipër Alejandro Gomez, por Buffon bëri mrekullinë, duke zotëruar goditjen e argjentinasit.

Në mbrëmjen e të mërkurës do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e parë e çiftit Milan-Lazio, në ‘San Siro’.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency