Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Higuain: Në Amerikë kam gjetur qetësinë shpirtërore, larg vorbullës evropiane

Ka kaluar një vit e gjysmë nga vendimi i Gonzalo Higuainit për të fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të përqafuar kauzën e Inter Miamit të David Beckham. Një zgjedhje mbi të gjitha jetën, me synimin për t’u larguar nga presionet e futbollit evropian që po e lodhnin pak nga pak.

Gjatë karrierës së tij, sidomos kohët e fundit, ka pasur kritika të shumta për “Pipitan”. I intervistuar nga “Olè”, ish-sulmuesi i Real Madridit, Napolit, Juventusit dhe Milanit, ka zbuluar qëndrimin në funksion të kërkimit të qetësisë së brendshme.

“Duhet të përshtatesh me kritikat, përndryshe është më mirë të bëni një punë tjetër. Lojtari merr më shumë kritika sesa lëvdata. Ishte një moment i vështirë në jetën time, që e vuajta shumë. Kam luajtur për 15 vjet në skuadrat më të mira në botë, kam shënuar më shumë se 300 gola, kam luajtur tre Botërorë dhe katër Kupa të Amerikës.”

Lëvizja në Miami përfaqësonte një pikë kthese në një kuptim pozitiv dhe në nivelin mendor.

“Kam gjetur qetësinë emocionale dhe të brendshme që e kërkoja prej kohësh. Dola nga ajo vorbull europiane. Nuk e mendoja se do ta kisha gjetur veten kaq mirë. Doja të kthehesha te ndjesitë që kisha kur luaja ne ligat e ulëta. Këtu nuk ka keqdashje, kritikat nga gazetarët bëhen me respekt. Mund të futem në fushë me gruan time: ka më pak rregulla, gjithçka është më e natyrshme. Luan futboll vetëm në fundjavë, ndërsa gjatë javës mund të pushosh. MLS është një ligë shumë e bukur për të luajtur dhe të bën të lumtur edhe jashtë fushës. Messi në MLS? Vendimi i takon atij, por pse jo.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...