Futboll

Higuain: Për 15 vjet s’kam bërë jetë normale, kam dhënë jetën për Argjentinën

Gonzalo Higuaín, ish-lojtar i Realit Madridit, Napolit, Juvetusit e Milanit, sulmues aktual i Inter Miamit në MLS, foli në një intervistë për “TyC Sports” për kritikat e ashpra që marrin futbollistët dhe mohoi se ata kanë “një jetë të lehtë”.

“Unë kam thënë se kam jetuar 15 vjet në mënyrë të panatyrshme. Njerëzit mendojnë se ne kemi një jetë të lehtë pot nuk është kështu”, – tha sulmuesi 34-vjeçar argjentinas.

Higuain theksoi në intervistë se “nuk kemi të drejtë të ecim normalisht në rrugë, ku të shajnë dhe nuk mund të reagosh, sepse nëse e bën, ndikimi është i dyfishtë. Nëse humbisni një ndeshje, nëse humbisni një gol ose një takim të rëndësishëm, nuk mund të dilni në rrugë”.

“Futbollisti jeton i kushtëzuar nga një rezultat. Është një sport, një punë dhe nuk duhet ngatërruar. Ne jemi të gjithë njerëz”, vijoi tha “El Pipita”.

Tashmë një futbollist në përfundim të karrierës, Gonzalo Higuaín reflekton dhe paralajmëron:

“Më duket shumë e padrejtë që kam jetuar 15 vjet në elitë dhe nuk kam mundur të reagoj në momentet kur më është dashur të ul kokën përballë ofendimeve dhe mungesës së respektit. Në këtë moment të jetës sime nuk mund ta toleroj më. Nuk toleroj më injorimin, mosrespektimin apo agresionin. Sot bëhen shaka me lloj-lloj gjërash, por duhet të jemi të vetëdijshëm se çfarë pasojash sjell, sepse me pesë sekonda para kompjuterit mund t’i prishësh jetën një personi”, ka shpjeguar Higuain.

Higuaín pranoi se “jam në një nga momentet më të mira të jetës sime” dhe këmbënguli se “e vetmja gjë që ka rëndësi në futboll është suksesi dhe jo udhëtimi që bën dikush. Jam në një pikë të jetës sime ku as lavdërimi nuk më bën të ndihem më mirë dhe as kritika nuk më lëndon. Jam i qetë sepse kam dhënë jetën dhe më shumë për Kombëtaren e Argjentinës. Jam krenar për atë që i kam dhënë Kombëtares dhe nuk pendohem fare për asgjë”, – përfundoi intervistën e tij Higuaín.

 

 

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency