Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Higuain u përgjigjet kritikëve: Jam krenar për karrierën time

Ishte njeriu i titullit për Juventusin. Ai gol i realizuar në sekondat e fundit ndaj Interit mund të konsiderohet si kopertina e sezonit për bardhezinjtë, e megjithatë Gonzalo Higuain ka përfunduar zyrtarisht në merkato. Emri i tij është përmendur si mjet për të mbërritur tek Icardi, ndërsa Chelsea është gati ta mirëpresë krahëhapur, gjithsesi pavarësisht situatës aktualisht Higuain ka vetëm një mendim në kokë, kampionatin botëror. Argjentinasi nuk ka pasur asnjë dyshim që do të ishte pjesë e listës

” Të luash ne një Kupë Bote është maksimumi për një futbollist, nuk do e kisha menduar kurrë që do merrja pjesë në 3 Botërorë. Të jem i sinqertë nuk kam pasur dyshime qe do isha në listën e lojtarëve të grumbulluar.”

Kritikat nuk mungojnë për asnjë futbollist dhe në disa raste 30-vjeçari ka qënë objekt i tyre, kësaj here “El Pipita” nuk e kursen nje thumbim në drejtim të kritikuesve të tij.

” Njerëzit ndonjeherë shpresojnë që dikujt mos t’i ecë dhe ata të mund ta festojnë dështimin e tjetrit, por unë jam këtu dhe jam shumë krenar për karrierën time.”

Lojtari i lindur në Brest të Francës ka realizuar 31 gola me fanellën e përfaqësueses argjentinase dhe pritet të jetë ai qëndërsulmuesi i La Selecion në Kupën e Botës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...