Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Hije trukimesh në Superligën e Kosovës, disa të arrestuar në Francë

Foto Ilustruese
Foto Ilustruese

Hije trukimesh në Superligën e Kosovës. Juridiksioni i Specializuar Ndër-rajonal (JIRS) në Nancy ka raportuar për të paktën katër ndeshje të trukuara, që u kanë sjellë fitime të shumta bastexhinjve në Kosovë e Francë.

Në një komunikatë për mediat nga ana e JIRS, thuhet se prej gati një viti po hetohet për të gjetur fakte të korrupsionit sportiv dhe mashtrimit të organizuar në grup, në lidhje me një klub të elitës së futbollit të Kosovës.

Emri i klubit nuk bëhet i ditur, por analiza e koeficientëve dhe videove të ndeshjeve, ka bërë të mundur konfirmimin e manipulimit të rezultateve në të paktën katër prej tyre.

Lexo edhe: 

Hetimi bëri të mundur zbulimin e një rrethi të gjerë familjar, të vendosur si në Francë ashtu edhe në Kosovë. Ata bashkëpunonin në manipulimin e ndeshjeve, me qëllim përfitimin nga bastet.

Nga katër takimet, të cilat referohen si të trukuara, grupimi në fjalë besohet se ka fituar më shumë se 360 mijë euro. Plot 9 persona janë arrestuar dhe për katër prej tyre janë ngritur akuza për mashtrim të organizuar dhe krijim bande kriminale.

Natyrisht bëhet fjalë për një lajm mjaft të rëndë, që mund të shndërrohet në një skandal në futbollin e Kosovës. Sidomos nëse zbulohet emri i klubit.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...