Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hijet e rënies nga kategoria, Tirana “zonjë” e fatit të saj

Vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e fundit, dy penallti të humbura, vetëm një gol i shënuar dhe në fund, një distancë që ngushtohet në vetëm 3 pikë me Kastriotin. 

Ky tension është përkthyer në dënim të fushës dhe privimin nga një futbollist vendimtar si Michael Ngoo, ndërsa Tirana sheh t’i afrohen fantazmat e dy viteve më pare, kur përjetonte sezonin më të keq të historisë, rënien nga Kategoria.

Është e lehtë të lexosh në deklaratat që vijnë nga kampi bardheblu, ndjesinë se i kanë të gjithë kundër, por në fakt, përtej ndjesive apo faktorëve të tjerë të jashtëm, Tirana për momentin është zonjë e fatit të saj dhe i ka të gjitha mundësitë për të mos lejuar përsëritjen e një finaleje të hidhur si ajo e dy viteve më parë.

Shumë raste të shpërdoruara, dy penallti në dy takimet e fundit në kampionat, është ky pikësëpari problem për t’u rregulluar, aspekti psikologjik për të gjetur përqendrimin dhe ndoshta për t’i përjetuar momentet kyçe me më pak tension.

Kalendari sjell për sfidën e radhës përballjen me Kamzën e përjashtuar, 3 pikë dhe 7 ditë në dispozicion për të rikuperuar energjitë, mbi të gjitha në aspektin mendor, ndërkohë që rivalët e mbijetesës, Kastrioti dhe Luftëtari do të kenë një përballje direkte mes tyre.

Tiranës i duhet të mbajë pas njërën prej tyre në fund të këtij kampionati dhe për vetë organikën dhe potencialin që ka, i ka të gjitha mundësitë për t‘ia dalë. Një detaj i rëndësisë maksimale është se përballjen me krutanët në këtë fazë të katërt e luan në shtëpinë e saj, një ndeshje që duhet fituar aty, në fushën e lojës, pa shumë nëse dhe por. Tirana e ka luksin për ta vendosur vetë fatin e saj.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...