Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Hila: Ja pse e festova golin, penalltitë i gjuajnë…

Ardit Hila ishte një nga më të mirët në fushë për Partizanin në fitoren ndaj ish-skuadrës së tij Teutës, duke kthyer në gol edhe 11-metërshin e akorduar nga gjyqtari. Një rikthim me gol nga dëmtimi nuk e priste as vetë mesfushori.

Prisnit që të riktheheshit me gol ndaj ish-skuadrës?

E prisja të rikthehesha sa më i fortë, por me gol, nuk e kisha menduar, sidomos ndaj Teutës. Edhe humbja e Kukësit, na motivoi më shumë. Tani jemi +9, dhe më të qetë.

E kishit përcaktuar që do e godisje ti penalltinë?

Janë caktuar që do e godasin Telushi dhe Asani. Unë di që do e godiste Asani, por unë kisha një dedikim për djalin tim, 4-muajsh, dhe nuk kishin si të refuzonin.

Festuat pas golit ndaj ish-skuadrës…

E kisha thënë fazën e parë, se nëse do shënoja ndaj Teutës, nuk do festoja. Por, pas dëmtimit, nuk e mbajta dot veten, dhe festova.

Çfarë ka ndryshuar te ju tani që jeni për titull me Partizanin?

Tek Partizani objektivat janë gjithmonë të mëdha, ndërsa te Teuta vjet, e nisëm mirë, por në fund arritëm objektivin për të qëndruar në Superiore. Nuk e di, pse ndodhi ajo situatë vjet.

Çfarë u tha në dhomat e zhveshjeve?

Normalisht, të gjithë ishin të gëzuar, sepse fituam me vendin e tretë, deri diku rival i joni. Por, me këmbë në tokë. Kemi ndeshjen me Kukësin, që e vlerësojmë shumë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...