Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

Hill Climb – “Trofeu Skënderbej 2023”, triumfon piloti nga Kosova

Me pjesëmarrjen e 32 pilotëve, u zhvillua gara e vlefshme për FIA CEZ (Zona e Evropës Qendrore) në disiplinën Hill Climb. E vetmja garë e regjistruar në kalendarin e FIA-s që zhvillohet në Shqipëri.

Pas një xhiro prove dhe dy xhirove garë, në tre vendet e para në renditjen e përgjithshme u renditën:

1.Gazmend Demolli (Kosova) – Koha më e mirë: 2:12.897

2.Laszlo Szasz (Hungari) – Koha më e mirë: 2:14.758

3.Gentjan Shaqiri (Shqipëri) – Koha më e mirë: 2:21.162

Pas tre vitesh fitore radhazi në 2019, 2021 dhe 2022, Szasz thyhet në Krujë nga Demolli. Gentjan Shaqiri debuton në garën e Krujës me Renault Tattuus 2000 duke u renditur në vendin e tretë.

Shaqiri është piloti i parë shqiptar që garon në kategorinë më të lartë të kampionatit të FIA CEZ në disiplinën Hill Climb. Në këtë garë morën pjesë 6 garues nga Shqipëria, 14 nga Kosova, 3 nga Mali i Zi, 2 nga Kroacia, 1 nga Maqedonia e Veriut, 1 nga Bosnjë-Hercegovina, 1 nga Serbia dhe 1 nga Hungaria.

Në garë mori pjesë edhe një pilote femër, Arjeta Rysha nga Kosova, e cila garon në Grupin e 5-të të FIA CEZ dhe u nderua edhe me çmimin “Women in Motorsport”.

Një garë spektakolare që dhuroi emocione dhe spektakël për fansat që e ndoqën nga afër.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...

Premier League

United mposhti 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste. Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve...