Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“Hill Climbing”/ Trofeu “Skënderbej” fitohen nga një pilot hungarez

Adrenalinë, të shtysh veten në ekstrem, të shpenzosh pa fund të ardhura, të rrezikosh si askush për një pasion që nuk ka të krahasuar më asgjë tjetër. Emocionet, të dridhurat, qetësia e miksuar me ankthin e një shpejtësie marramendëse. Për ata që nuk e kanë provuar duket e tepruar por, të pyesin një herë pilotët se çfarë do të thotë të futesh në kështjellën e tyre, në ëndrrat e tyre dhe të ecësh me 200 km/h.

Ky pasion udhëheq edhe vizionin e Auto Club Albania që për herë të 6-të organizoi në Shqipëri “Hill Climbing” trofeun Skënderbej me rreth 40 pilotë nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të Europës që provuan vështirësitë dhe magjinë e Malit të Krujës në garën kronometrike për triumfin përfundimtar. Një evenimetin unikal në Shqipëri, i cili është pjesë e kalendarit të Federatës Ndërkombëtare të Autombilizmit FIA e njëjta federatë që organizon Formulën 1 dhe që në çdo edicion ka dhuruar emocione që vështirë të përjetohen diku tjetër. Sekretari i përgjithshëm i Auto Club Albania, Eridon Lameborshi tregon për vlerat e një evenimenti të tillë dhe rritjen e interesit kundrejt sporteve të shpejtësisë, pa anashkaluar projektet që Auto Club Albania ka për të ardhmen.

“Automobilizmi është një sport i kushtueshëm, pasi duhen llogaritur makina, siguria e saj, siguria e personit, etj., sepse nuk mjafton vetëm pasioni. Gjithsesi prania e këtyre pilotëve këtu, do të thotë që ka një zhvillim të motosportit në Shqipëri, ndërsa ne po kontribuojmë që pasioni të mos venitet. Vitin e ardhshme besojmë se do të jemi gati për të zhvilluar kampionatin e “Cross-Car””, tha Sekretari i Përgjithshëm i Auto Club Albania, Eridon Lameborshi.

Gara ishte e ashpër në aspektin sportiv të fjalës, sidomos mes dy konkurrentëve kryesorë në nivelin profesionist, hungarezi Lazlo Saz dhe piloti nga Kosova Bardhyl Canolli, gjithsesi në fund Saz i cili drejtonte një Reynard Zetech e ngjashme me njëvendëshet e Formulës 1 ja doli që me kohën 2 min 12 sek e 9 të qindtat të ishte pilot më i shpejtë duke merituar edhe trofeun

“Asnjë garë nuk konsiderohet e thjeshtë ,të administrosh këtë automjet në moshën time 52-vjeçare nuk është e thjeshtë. Fitova dhe jam i lumtur, edhe pse mund të bëja një kohë edhe më të shpejtë. Gara ishte në ngjitje dhe për mua është krejtësisht diçka e re sepse nuk e njihja aspak itinerarin. Besoj se vitin tjetër do e bëj edhe më mirë sepse kam ndërmend të rikthehem sërish, por nuk është asnjëherë e thjeshtë, bëhet një punë e madhe në prapaskenë. Sa pasion kam investuar në këtë sport?! 200% ndoshta 250”, tha piloti hungarez.

Canolli është një ndër pilotët me më shumë përvojë në rajon dhe nën drejtimin e një Radicali SR8 Lm tentoi me pedalin e gazit në maksimum të siguronte kohën më të shpejtë të përgjithshme, por nuk ia doli, ndonëse kjo nuk e zbeh performancën e pilotit të skuderisë Eurogoma.

13 pilotë garuan në kategorinë promo ku më i shpejti rezultoi Lulzim Loci i ndjekur nga Gentjan Shaqiri e Julian Sami, një kategori që shërben si frymëzim për të gjitha ata që e dashurojnë shpejtësinë. Auto Club Albania ka ndërmarrë një mision të cilin ka ndërmend ta dërgojë deri në fund, t’i dhurojë mundësinë e të përjetuarit të adrenalinës në nivelet maksimale. Sportet e shpejtësisë nuk vijnë pa çmim, por ia vlen të paguash për diçka që nuk e gjen askund.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...