Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Hipokrizia e Federatës Serbe: Tifozët tanë, zotërinj, të dënohen Kroacia dhe Shqipëria

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Serbisë, Jovan Šurbatovic, tha se Federata do të paraqesë një ankesë në UEFA për të ndëshkuar Federatat e Kroacisë dhe Shqipërisë pas thirrjeve të urrejtjes nga tifozët e tyre gjatë ndeshjes së djeshme mes dy kombëtareve.

Në ndeshjen e raundit të dytë të Grupit B, në minutën e 59-të u dëgjua një thirrje: “Ubij, ubij Srbina”, ose “Vrite, vrite serbin”. Jovan Šurbatovic tha se për këtë arsye FSS do t’i kërkojë UEFA-s që të ndëshkohen federatat e futbollit të dy vendeve, në të kundërtën Serbia do të mendojë të tërhiqet nga gara:

Lexo edhe: 

“Së pari dua të falënderoj tifozët tanë për mbështetjen në ndeshjen kundër Anglisë dhe shpresoj se do ta mposhtim Slloveninë. Është skandaloze dhe do t’i kërkojmë UEFA-s sanksione, edhe nëse kjo do të thotë të mos vazhdojmë garën”, tha Surbatovic, duke shtuar se beson se UEFA do të reagojë.

“Jemi të sigurt se do të dënohen, sepse tashmë i janë përgjigjur apelit tonë për të hequr gazetarin shqiptar që kishte fyer Serbinë. Ne do t’i kërkojmë UEFA-s t’i ndëshkojë. Nëse nuk e bën këtë, do të mendojmë se si do të veprojmë. Ne jemi ndëshkuar shumë më mirë se të tjerët, tifozët tanë mbeten zotërinj”.

Serbia sot në orën 15:00, do të luajë ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian, kundër Sllovenisë.

Albania’s supporters cheer up their team before a Group B match between Croatia and Albania at the Euro 2024 soccer tournament in Hamburg, Germany, Wednesday, June 19, 2024. (AP Photo/Petr Josek)

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....