Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Histori përrallash, nga beteja me kancerin në hero për kombin e tij

Nuk është përrallë, por historia e një sulmuesi të madh, që është kthyer duke bërë atë që di më mirë: të shënojë gola me peshë. Sebastien Haller është pa dyshim heroi kombëtar i Bregut të Fildishtë, triumfues në Kupën e Kombeve të Afrikës (mposhti Nigerinë 2-1 me përmbysje).

Sulmuesi i Borussias së Dortmund ka pasur një natë ëndrrash. Të gjitha vetëm pak muaj pasi kaloi makthin më të keq të jetës.

Haller sapo kishte mbërritur në Gjermani zbuloi diagnozën e pamëshirshme: kancer në testikuj. Sulmuesi u detyrua të ndalej për të luftuar betejën më të rëndësishme të jetës së tij, atë kundër kancerit.

Një betejë e vështirë, që e pa atë të operohej dy herë dhe të përballej me katër cikle kimioterapie, përpara se të mund të kthehej në fushë. Pasi u kthye në fushë, Haller përjetoi një tjetër makth, megjithëse vetëm në nivel sportiv, sezonin e kaluar.

Lexoni edhe:

Në fakt, gabimi i tij nga penalltia në raundin e fundit të Bundesligës i kushtoi titullin Borussias. Një gabim i bujshëm, duke qenë se penalltia e fundit e humbur nga Haller më parë datonte në vitin 2017. Këtë sezon, Haller ka luajtur vetëm 13 ndeshje për Dortmundin midis Bundesligës dhe Champions League, pa shënuar asnjë gol.

Nuk ishte mënyra më e mirë për të përballuar Kupën e Kombeve të Afrikës në shtëpi. Haller nuk u shfaq në formën e tij më të mirë as në Kupën e Kombeve të Afrikës, duke munguar në tri ndeshjet e para të fazës së grupeve për shkak të dëmtimit.

Prandaj, debutimi i tij erdhi vetëm në 1/8 finale, por sulmuesi i Borussias praktikisht nuk u pa deri në gjysmëfinale. Pra, këtu erdhi goli i tij vendimtar kundër Kongos dhe ai shumë i rëndësishëm në finale, kur gjuajtja e tij plot klas i lejoi Bregut të Fildishtë të përmbysë Nigerinë dhe të fitojë një trofe pothuajse të papritur.

Nga ana tjetër, karriera e Hallerit tashmë është plot me rekorde. Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, për shembull, ishte lojtari i parë që shënoi në gjashtë paraqitjet e tij të para në Ligën e Kampionëve, si dhe lojtari më i shpejtë që arriti 10 gola në Champions League, në vetëm 6 ndeshje.

Për më tepër, Haller është një nga dy lojtarët që ka shënuar më shumë se 4 gola në debutimin e tij në Champions League, së bashku me Marco van Basten.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Francë

Historia mes Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe duket se ka marrë fund njëherë e përgjithmonë. Trajneri Luis Enrique, vendosi ta zëvendësonte sulmuesin në minutën...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...