Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Historia e jashtëzakonshme e portierit holandez, nga gafa virale tek ëndrra Katar 2022

Dikur kryente një gafë të madhe, sot pretendon të luajë në Botërorin e Katarit me kombëtaren e tij. Në futboll, ashtu si në jetë, duhet të punosh e besosh shumë për të kaluar momentet e vështira dhe për t’u rikthyer te suksesi.

Mark Flekken ishte pjesë e Duisburg në Bundesliga 2 kur kryente një gafë duke pësuar një nga golat më të çuditshëm. Ekipi i tij sapo kishte shënuar gol dhe portieri holandez po pinte ujë brenda portës së tij.

Ishte 24 shkurti i vitit 2018 dhe gafa e tij bëhej virale në rrjetet sociale. Goli i Duisburgut u anulua, vendim të cilin “gardiani” nuk e vuri re, ndërkohë që ekipi kundërshtar nuk humbi kohë dhe e ndëshkoi.

Pashë të gjithë shokët e mi duke brohoritur, nuk i kushtova vëmendje arbitrit anësor, kështu që u ktheva për të pirë ujë. Mendoj se kjo është hera e fundit që sjell shishen time të ujit në portë”, deklaronte Flekken.

Në verën e atij viti erdhi ftesa e Freiburgut, që shpenzoi 2 milionë euro për kartonin e tij. Flekken e nisi aventurën në si portier i dytë i skuadrës, uli kokën dhe punoi fort për të pritur momentin e tij, dhe sot është një nga portierët më të mirë në Bundesliga.

28-vjeçari mban rekordin e “clean-sheet” bashkë me Manuel Neuer (Bayern) dhe Robin Zentner (Mainz), por edhe përqindjen më të lartë të pritjeve në këtë sezon në kampionatin gjerman.

Paraqitjet fantastike me shtyllave kanë ndihmuar Freiburgun të sigurojë një biletë në finalen e Kupës së Gjermanisë, ku do të sfidojë Leipzigun për trofeun më 21 maj, ndërkohë që Freiburg renditet në vend të pestë në kampionat dhe po garon për një biletë në Champions League.

Flekken mori një ftesë nga kombëtarja e Holandës më 26 mars, me Van Gaal që e aktivizoi si titullar në dy miqësoret ndaj Danimarkës dhe Gjermanisë. Oreksi është rritur dhe portieri “tulipan” ëndërron pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit.

Nuk e prisja ftesën e kombëtares. Që nga momenti kur trajneri shqiptoi emrin tim dhe deri në momentin që mbërrita në grumbullim, gjithçka ndodhi shumë shpejt. Mbeta pa fjalë, ishte fantastike, realizimi i një ëndrre”, deklaroi Flekken, i cili po shijon momentin më të bukur të karrierës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...